Çelet sezoni turistik në Shqipëri, mbërrijnë 200 turistë nga Ukraina
Magazinë E Diel, 25 Prill 2021 23:09
Zyrtarisht është çelur sezoni veror 2021 në Shqipëri.
Bëhet me dije se ka mbërritur çarteri i parë nga Ukraina me gati 200 turistë.
Me vaksinimin e puonjësve të sektorit të turizmit këtë vit pritet të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Kujtojmë se vitin e kaluar në kushtet e pandemisë nga Ukraina dhe Rusia vende erdhën rreth 30 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre pritet të dyfishohet.