Çelet sot panairi për shëndetësinë

Hapet sot edicioni i dytë i panairit shëndetësor CCIT EXPO MEDICAL, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me pjesëmarrjen e një sërë biznesesh të shërbimeve mjekësore në vend. Qëllimi i tij është ndërgjegjësimi dhe rritja e cilësisë së kujdesit shëndetësor, me në fokus pacientin. Ky bashkëpunim i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vjen si një platformë ideale për të gjithë institucionet, organizmat dhe subjektet që të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të inkurajojnë një përmirësim të vazhdueshëm në rezultatin e shëndetit. Të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë e shërbimeve mjekësore falas gjatë 3 ditëve të këtij panairi, i cili mbyllet më datë 2 nëntor.

SHKARKO APP