Kreu i Këshillit Studentor: Morali ynë i protestuesit s’ka lidhje me atë të dhunuesit

Franci Cepele, kryetar i këshillit studentor në Fakultetin e Shkencave Sociale, përmes një postimi në facebook, bën me dije asnjë nga studentët protestues nuk është bërë pjesë e veprimeve dhunuese në fakultet. ”Morali ynë i protestuesit nuk ka asgjë të përbashkët me atë dhunuesit, ne nuk kërkojme të drejtat tona duke shkelur ato të të tjerëve, për më tepër të pedagogëve”.

Postimi i plotë

Duke mar parasysh disa incidente qe kan ndodhur te Fakulteti i Shkencave Sociale, ku eshte dhunuar dera e zyres se nje pedagogu dhe jan bere thirrje ofenduese ndaj tij, deklaroj se: Distancohemi ndaj cdo veprimi dhunues mbi institucionet tona universitare, ndaj ndertesave, stafeve te pedagogeve dhe te administrates ne sherbimin tone. Ne jemi votues per drejtuesit tane, ne jemi bashkepunetoret e pedagogeve ne oret tona akademike, jemi bashkembeshtetes ne dhjetera inisiativa humane pro njerezve ne nevoje. Ne do jemi bashke edhe per nje fakultet me cilesor POR duke respektuar ligjin, secili ne te drejtat dhe pergjegjesite tona perkundrejt misionit. Morali yne i protestuesit nuk ka asgje te perbashket me ate dhunuesit, ne nuk kerkojme te drejtat tona duke shkelur ato te te tjereve, per me teper te pedagogeve.

SHKARKO APP