Ceremoni madhështore për statujën më të madhe në botë

India ka prezantuar statujën më të madhe në botë, e cila ka kushtuar 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe është 182 metra e lartë. E ngritur në qytetin perëndimor Gujarat, statuja nderon udhëheqësin indian të Pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel.

Kryeministri Narendra Modi tha se “Statuja e unitetit” do të shërbejë si një atraksion i madh turistik. Megjithatë, banorët lokalë kanë thënë se ky projekt përbën keqmenaxhim të parave publike dhe se fondet do të mund të shpenzoheshin më mirë.

Modi, që ka zbuluar statujën në një ceremoni madhështore, ka thënë se ajo do të jetë “simbol i integritetit të Indisë”. Avionë ushtarakë kanë hedhur lule mbi statujën e dizenjuar nga skulptori indian, Ram V Sutar.

Policia ka angazhuar mijëra zyrtarë që të rrethojnë zonën e statujës, për shkak të protestave të dhunshme ditën e martë.

SHKARKO APP