Ceremoni rituale që nga paganizmi deri në ditët tona
Nga Edibe Selimi-Osmani
Kryqet (“Kryshat”) -19 janar (Reka e Epërme)
“Kryqi që është simbol i krishterimit,adhurohej shumë shekuj para Krishtit, si instrument primitiv,me të cilin njerëzit ndiznin zjarrin (duke fërkuar dy drunj kryq) , i cili adhurohej si send i shenjtë.Madje,deri në shekullin IV të krishterët kryqin nuk e përdornin fare. Vetëm atëhere kur u tha se e ëma e perandorit Konstatin, gjoja e kishte gjetur kryqin në të cilin e kishin gozhduar Krishtin,ai filloi të përdoret gjatë ceremonive kishtare.”Citat:J. Chevalier- A.Geerbrant, Riječnik simbola,mitovi, sn,običaji,geste,oblici,likovi,brojevi,boje,Zagreb 1983,f.283.
Këtë të kremte e ndeshim shumë rrallë edhe me emërtimin Vadica. Të gjithë ortodoksët e Rekës së Epërme Kryshat i kremtojnë tri ditë. Kundra e Ardanit (19 janar) Është dita e parë e kësaj të kremteje . Nuk e ndeshim me emërtim tjetër. Këtë ditë lidhet kryqi.
Në çdo fshat të kësaj treve , çdo familje, një herë ne vit është bartës ose nun i fshatit në disa të kremte të vitit. Oblgimi i nunit është i madh :ai duhet të ftojë çdo familje të migruar jashtë fshatit. Nëse ndodh që ndonjëra nga familjet të harrohet, pra nuk ftohet, ajo ndjehet e fyer, e lënë pas dore dhe hidhërohet. Prandaj, secili fshat ka listën e çdo familjeje të migruar me adresën e saj përkatëse. Edhe anëtarët e familjes së nunit kanë çdonjëri oblgimet e veta me këtë rast . I zoti i shtëpisë së nunit ësht i obliguar të sigurojë kryqin. Sipas gojëdhënave që shënuam në fshatrat Niçpur,Beliçicë dhe Nistrovë , na thanë se më parë çdo fis ka pasur kryqin e vet, kurse tani i gjithë fshati ka vetëm një kryq. E zonja e shtëpisë,nunja, dredh dy pej të leshtë, bardhë e kuq, për të lidhur kryqin. Dredhja bëhet me shumë fije. Peni duhet të jetë sa më i trashë.Me të njejtin pe ajo mbështjell kryqin dhe shqipton me zë fjalët:
“Si vërtitet[1] krysha,ashtu t’vëriten t’mirat, t’kite mileti muhabet, biriqet,shpija t’kite përparim”.
Siç e kemi thënë, migracioni i fshatrave të Rekës së Epërme është dukshëm i madh dhe në fshatra ndërtimet fetare,kishat, egzistojnë, por fshati nuk ka prift.Fshatarët, për të lidhur kryqin, shkojnë në fshatrat fqinjë. Për shembull, ata të fshatit Vallkavi,Sencë,Kiçinicë,Beliçicë dhe Nistrov ë, kryqin e lidhin në fshatin Niçpur:fshatrat Vau dhe Krokornica në fshatin Vërben. Në fshatrat që kanë prift në kishën e tyre, kryqi lidhet aty në fshat. Përcjellja e kryqit për t’u lidhur në disa fshatra bëhet me këngë e valle deri në një vend të caktuar, si për shembull në fshatin Vallkavi deri te Varrezat, në fshatin Nistrovë deri Mbaj Katund. Gjatë rrugës këndojnë:
Udha mbarë,kryshja bardhë,
Gospodi,gospodi,gospodi[2]
Ti na ndifsh e na ndihmofsh,
Na ndihmofsh kreshtenim e trimërinë,
Gospodi,gospodi,gospodi…
Në fshatin Beliçicë, përcjellja e kryqit nuk bëhet me këngë. Gjatë kohës që përcillet kryqi,nunja “plakë” e vitit të kaluar dhe nunja e” re” e vitit që vijon mbushin gjymat me ujë kroi dhe kryejnë disa ceremoni.Para se t’i mbushin , gjymat i kryqëzojnë. Në enët e mbushura fusin nga një gurë të vogë e të pastër. Enët i dërgojnë në kishë dhe i lënë aty gjithë natën. Të nesërmen buka e kryshes gatuhet me ujin e “fjetun” në kishë.
Për bartësit e kryqit, fshatarët nikoqirë shtrojnë një darkë të mirë në kishë. Atë natë nunët bujnë(flejnë ) në kishë. Prifti i merr një nga një kryqet: i zgjidh dhe prap fillon t’i lidhë me pej, pak dru bredhi dhe busuleg. Gjatë të lidhurit, prifti thotë meshën. Ashtu të lidhura kryqet i vendos në një kazan të madh bakri të mbushur me ujë ajazme,ose si e quajnë vendasit ndonjëherë ujë i bekuar. Para se të kthehen nunët,prifti i mbush kusijat e vogla me ujë , ku vendos kryqet e lidhura . Pa zbardhë dita, nunët nisen secili për në fshat apo qytet të vet.
Dita e Ardanit (20 janar).Është dita e dytë e Kryshes. Për arritjen e kryqit në fshat apo qytet, qytetarët lajmërohen nga zëri i këmbanës. E zonja e çdo shtëpie herët në mëngjes me enë bakri në dorë, shpejton në kishë të mbushë ujë ajazme që e përdor për t’i stërpikur kafshët shtëpiake, shtëpinë,në mënyrë që gjatë vitit të jenë të forta si kryqi e të shëndetshme. Besohet se me këtë rit do të shtohet edhe pasuria në shtëpi. Ujin e ajazmës e përdorin edhe për të larë fëmijët: aty hedhin edhe një monedhë të argjendtë.
“Kultin e ujit feja kristiane e ka marrë edhe nga paganizmi i lashtë. Ky ujë sado që të bekohet e të shugurohet, mbetet gjithnjë ujë i zakonshëm pa kurrfarë fuqie magjike e hyjnore.[3]
Para 40-50 vjetësh, kur nëpër kishat e fshatrave të Rekës së Epërme, erdhën priftërinj nga vendet e tjera, na thonë nënat ortodokse, mesha dhe këngët filluan të mos këndohen më në gjuhën shqipe. Prifti ua ndaloi këtë reptësisht.
Përsa kujton brezi i moshuar, ato këngë filluan të pëshpëriten me vehte, gjatë kësaj të kremteje në kishë. Edhe sot nënat pëshpërisin meshën në gjuhën shqipe. Për shembull:
Voj Jordani, pagezuet,
Dy-tre vetë,t’u m’pal e t’u fal,
Ere shokët, ere shoçet t’u kënduet,
Ere fryma jote si pëllumb vegëtuet,
Kristos prendi,na të falemi tij!
Në këtë të kremte , në çdo fshat ose qytet vajzat e nuset ortodokse , gatuajnë dy bukë,një në shtëpi të nunes “plakë” dhe një në shtëpi të nunes “së re”. Gjatë gatimit në shtëpi të nunes “plakë” e gjatë kryerjes së ceremonive rituale këndohet dhe kënga:
Mbetç të mirë, o nunja pjakë,
Mirë se t’xhona o krështeni,
Qera here shumë ma mirë.
Në shtëpi të nunes “plakë” bukën e Kryshes e gatuan nusja e re e familjes ose vajza e nunës . Gratë,nuset dhe vajzat shkojnë me këngë në shtëpi të nunes “së re”. Edhe atje tepsija e mbushur me miell vendoset në mes dhomës , dhe gatuhet buka me ujin “ e fjetun” .Të rejat rrethojnë nusen që gatuna. Ajo bën kryq tri herë. Vajza para martese i qet ujë miellit. Atëherë pjesëmarrëset ia fillojnë këngës.
Mirë se t’xhona, o nuna re,
Mirë se vini,krështeni,
Mirë se u xhona, o kërshteni,
Mirë se vjen o krysha bardhë,oooih!
Kryshja e bardhë,oooih!
E duket bardhë, oooih!
Duku bardhë ti kryshe,ooih…
Pasi mbarojnë me ceremonialin e bukës rituale,pjesëmarrëset(nuset) caktojnë orët e takimit në mbrëmje,kur do të mbushin duart me duaj thekre e do të “përzhavejten”(përxhiten) e do të përpiqen t’i djegin këmbët njëra tjetrës. Duke kryer këtë rit ata përmendin emrat e bashkëshortëve, që i kanë nëpër kurbete dhe qeshin.
Voj Jordani (21 janar) Dita e tretë e Kryshes. Nuk e ndeshim me emërtim tejtër këtë të kremte.
Është dita kur zgjidhet kryqi. Te nuni i fshatit kryqi qëndron tri ditë/ Ditën eVoj Jordanit, aty rreth orës 8-9 të mëngjesit, fshatarët lajmërohen nëpërmjet kambanës për tubim. Ata mblidhen në shtëpi të nunes “plak” për të prerë bukën e Kryshes. Nëse fshati ka prif, bukën e pret prifti, e të gjithë fshatarët hanë nga një kafshatë bukë dhe fasule. Kur fshati nuk ka prift, atëherë buka pritet nga ndonjë besimtarë , që e di lutjen e bukës. Arrijnë me këngë në shtëpi të nunes “së re”. Nuni i fshatit, gjatë rrugës, stërpik edhe fëmijët edhe njerëzit e tjerë me ujë të bekuar.Çdo familje ortodokse këtë ditë zien fasule pa yndyrë, ushqim tjetër në shtëpi nuk përgatitet.
Fasulet janë një element i ndeshur shpesh në ushqimet e riteve të ndryshme. Ajo ka pasur rëndësi të madhe në kultin e të vdekurve ndër të gjithë popujt indoevropianë. Pra, fasulet kanë kuptim magjik si ushqim i hyjnive. Edhe riti në lidhje me to ka kuptim pagan dhe prejardhje shumë të lashtë.[4]
Bukën rituale të kryshes, nunja e “re” e merr me vehte te kroi i fshatit. Aty bëhet edhe zgjidhja e kryqit. Po përmendim disa burime të fshatrave ku zgjidhet kryqi:për shembull në fshatin Bogdi “Te Kroi i Kryshes”,në fshatin Beliçicë “Te Kroi i Madh”,në fshatin Krokornicë”Te kro i Katundit”,në fshatin Sencë “Te Izvori i Kryshes”, në fshatin Duf “Te kroi i Derdhun. Gjatë rrugës grupi i grave këndon kurse këngën e udhëheq nunja:
Oj ti kryshe, bardha kryshe,
Ti na shton e na ndihmon,oooih!
Sa lula ka dardha,
Ajsh cuca me korpa t’bardha,
Po sa lula kishte molla,
Ajsh nuse me marhoma,ooih!
Po sa lula kishte dardha,
Ajsh trima me kfal[5] me shala,oooih!
Në disa fshatra, zgjidhjen e kryqit e kryen një besimtarë që e din lutjen e zgjidhjes së kryqit. Tubohen të gjithë fshatarët përreth burimit. Beqarët mbi moshën 18 vjeçare i nxjerrin jashtë perit, që ta gjejnë fatin e tyre së shpejti,kurse fshatarët e tjerë,pa dallim moshe dhe gjinie, nuni i lidh mbrenda penjëve. Ky rit kryhet me besimin se gjatë vitit njerëzit do të kenë fat, do të jenë të aftë për punë fizike, do të jetojnë së bashku dhe në të ardhmen do të kenë shëndet dhe pasuri. Sipas të dhënave që shënuam në terren, mësuam se peni i Kryshes këputet nga vajzat e dashuruara apo të fejuara jashtë fshatit. Me këputjen e perit besohet se së shpejti do të martoheshin. Këputja e perit e shton gazmendin e kësaj dite. Nunja e “re”, para se të hidhet kryqi në ujë udhëheq këngën,kurse pjesëmarrëset e ndjekin duke kënduar:
Oj ti kroi,kroi naltë,oooih!
Po sa trima pret me natë oooih!
Po sa nuse t’reja,oooih!
Pa bukën e kryshes, oooih!
Bashkë do ta hamë, oooih!
Po venën e ombël, oooih!
Bashkë do ta pijmë, oooih!
Po penin e kryshes, oooih!
Bashkë do ta dajmë, oooih!
Pasi këputet peni,nuni e pret bukën e Kryshes dhe i jep secilit nga një kafshatë për të ngrënë. Në dallim nga fshatrat e tjera, në fshatin Bogdi dhe Vau, na thanë se bukën, nuni e bën thërrime, e hedh përpjetë dhe prap e presin besimtarët në dorë. Thërrimet nuk duhen lënë të bien në tokë.
Në disa fshatra të tjera besohet se është keq të hidhet kryqi në ujë. Ai zgjidhet dhe vendoset ngadalë me dorë në ujë.
Kur fshatarët vërejnë kryqin në ujë këndojnë njëzërit:
Kryshja bardhë na ra nd’uej[6]
Sat Jordani na o pagzuet,
Na insani sat u shtum,oooih!
Sat Jordani na ra n’prue,
Na thej akllin e u randue,oooih!
Gospodi,gospodi,gospodi!
Në çdo 2,3 e 4 vargje përsëritet fjala “gopspodi”,kurse gjatë bisedës me ortodoksët e kësaj treve dhe në kisha e urime i luten perëndisë,duke pëshpëritur “Prendija bukur na nimoftë”,Prendija na rujtë!. Vetëm te këngët e kësaj të kremteje hasim fjalën sllave “gospodi”.Kur e shikojnë kryqin si fundoset në ujë besimtarët njëzërit ia fillojnë këngës:
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë, e me gjem t’njomë,oooih!
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë e me nuse t’reja,oooih!
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë për shumë vjet,
N’mat ma shumë e me hajvanat…oooih
Pasi bëhen ceremonitë rituale rreth kryqit në ujë, para se të shpërndahen fshatarët, çdo nikoqire shpejton të mbushë enën me ujë atje ku është hedhur kryqi. Pastaj merr pak penj,pak dru bredhi e busuleg. Me ujin e degët e busulegut stërpik fëmijët dhe kafshët shtëpiake,në mënyrë që gjatë vitit të kenë shëndet e përparim. Penin e Kryshe dhe bredhin i ruan për t’i përdorur kur fëmijët merren në “sy të keq”(ua var në krahun e djathtë). Syri i keq përveç fëmijëve prek edhe bagëtitë. Atyre, pasi pllenohen u varet për bishti peni i kryshe që mos t’i dëmtojë “syri i keq”.
Referencë nga vepra Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit,-Edibe Selimi-Osmani,botoi Shkup 1997,faq.23-28.
19.o1.2015
Kryqet (“Kryshat”) -19 janar (Reka e Epërme)
“Kryqi që është simbol i krishterimit,adhurohej shumë shekuj para Krishtit, si instrument primitiv,me të cilin njerëzit ndiznin zjarrin (duke fërkuar dy drunj kryq) , i cili adhurohej si send i shenjtë.Madje,deri në shekullin IV të krishterët kryqin nuk e përdornin fare. Vetëm atëhere kur u tha se e ëma e perandorit Konstatin, gjoja e kishte gjetur kryqin në të cilin e kishin gozhduar Krishtin,ai filloi të përdoret gjatë ceremonive kishtare.”Citat:J. Chevalier- A.Geerbrant, Riječnik simbola,mitovi, sn,običaji,geste,oblici,likovi,brojevi,boje,Zagreb 1983,f.283.
Këtë të kremte e ndeshim shumë rrallë edhe me emërtimin Vadica. Të gjithë ortodoksët e Rekës së Epërme Kryshat i kremtojnë tri ditë. Kundra e Ardanit (19 janar) Është dita e parë e kësaj të kremteje . Nuk e ndeshim me emërtim tjetër. Këtë ditë lidhet kryqi.
Në çdo fshat të kësaj treve , çdo familje, një herë ne vit është bartës ose nun i fshatit në disa të kremte të vitit. Oblgimi i nunit është i madh :ai duhet të ftojë çdo familje të migruar jashtë fshatit. Nëse ndodh që ndonjëra nga familjet të harrohet, pra nuk ftohet, ajo ndjehet e fyer, e lënë pas dore dhe hidhërohet. Prandaj, secili fshat ka listën e çdo familjeje të migruar me adresën e saj përkatëse. Edhe anëtarët e familjes së nunit kanë çdonjëri oblgimet e veta me këtë rast . I zoti i shtëpisë së nunit ësht i obliguar të sigurojë kryqin. Sipas gojëdhënave që shënuam në fshatrat Niçpur,Beliçicë dhe Nistrovë , na thanë se më parë çdo fis ka pasur kryqin e vet, kurse tani i gjithë fshati ka vetëm një kryq. E zonja e shtëpisë,nunja, dredh dy pej të leshtë, bardhë e kuq, për të lidhur kryqin. Dredhja bëhet me shumë fije. Peni duhet të jetë sa më i trashë.Me të njejtin pe ajo mbështjell kryqin dhe shqipton me zë fjalët:
“Si vërtitet[7] krysha,ashtu t’vëriten t’mirat, t’kite mileti muhabet, biriqet,shpija t’kite përparim”.
Siç e kemi thënë, migracioni i fshatrave të Rekës së Epërme është dukshëm i madh dhe në fshatra ndërtimet fetare,kishat, egzistojnë, por fshati nuk ka prift.Fshatarët, për të lidhur kryqin, shkojnë në fshatrat fqinjë. Për shembull, ata të fshatit Vallkavi,Sencë,Kiçinicë,Beliçicë dhe Nistrov ë, kryqin e lidhin në fshatin Niçpur:fshatrat Vau dhe Krokornica në fshatin Vërben. Në fshatrat që kanë prift në kishën e tyre, kryqi lidhet aty në fshat. Përcjellja e kryqit për t’u lidhur në disa fshatra bëhet me këngë e valle deri në një vend të caktuar, si për shembull në fshatin Vallkavi deri te Varrezat, në fshatin Nistrovë deri Mbaj Katund. Gjatë rrugës këndojnë:
Udha mbarë,kryshja bardhë,
Gospodi,gospodi,gospodi[8]
Ti na ndifsh e na ndihmofsh,
Na ndihmofsh kreshtenim e trimërinë,
Gospodi,gospodi,gospodi…
Në fshatin Beliçicë, përcjellja e kryqit nuk bëhet me këngë. Gjatë kohës që përcillet kryqi,nunja “plakë” e vitit të kaluar dhe nunja e” re” e vitit që vijon mbushin gjymat me ujë kroi dhe kryejnë disa ceremoni.Para se t’i mbushin , gjymat i kryqëzojnë. Në enët e mbushura fusin nga një gurë të vogë e të pastër. Enët i dërgojnë në kishë dhe i lënë aty gjithë natën. Të nesërmen buka e kryshes gatuhet me ujin e “fjetun” në kishë.
Për bartësit e kryqit, fshatarët nikoqirë shtrojnë një darkë të mirë në kishë. Atë natë nunët bujnë(flejnë ) në kishë. Prifti i merr një nga një kryqet: i zgjidh dhe prap fillon t’i lidhë me pej, pak dru bredhi dhe busuleg. Gjatë të lidhurit, prifti thotë meshën. Ashtu të lidhura kryqet i vendos në një kazan të madh bakri të mbushur me ujë ajazme,ose si e quajnë vendasit ndonjëherë ujë i bekuar. Para se të kthehen nunët,prifti i mbush kusijat e vogla me ujë , ku vendos kryqet e lidhura . Pa zbardhë dita, nunët nisen secili për në fshat apo qytet të vet.
Dita e Ardanit (20 janar).Është dita e dytë e Kryshes. Për arritjen e kryqit në fshat apo qytet, qytetarët lajmërohen nga zëri i këmbanës. E zonja e çdo shtëpie herët në mëngjes me enë bakri në dorë, shpejton në kishë të mbushë ujë ajazme që e përdor për t’i stërpikur kafshët shtëpiake, shtëpinë,në mënyrë që gjatë vitit të jenë të forta si kryqi e të shëndetshme. Besohet se me këtë rit do të shtohet edhe pasuria në shtëpi. Ujin e ajazmës e përdorin edhe për të larë fëmijët: aty hedhin edhe një monedhë të argjendtë.
“Kultin e ujit feja kristiane e ka marrë edhe nga paganizmi i lashtë. Ky ujë sado që të bekohet e të shugurohet, mbetet gjithnjë ujë i zakonshëm pa kurrfarë fuqie magjike e hyjnore.[9]
Para 40-50 vjetësh, kur nëpër kishat e fshatrave të Rekës së Epërme, erdhën priftërinj nga vendet e tjera, na thonë nënat ortodokse, mesha dhe këngët filluan të mos këndohen më në gjuhën shqipe. Prifti ua ndaloi këtë reptësisht.
Përsa kujton brezi i moshuar, ato këngë filluan të pëshpëriten me vehte, gjatë kësaj të kremteje në kishë. Edhe sot nënat pëshpërisin meshën në gjuhën shqipe. Për shembull:
Voj Jordani, pagezuet,
Dy-tre vetë,t’u m’pal e t’u fal,
Ere shokët, ere shoçet t’u kënduet,
Ere fryma jote si pëllumb vegëtuet,
Kristos prendi,na të falemi tij!
Në këtë të kremte , në çdo fshat ose qytet vajzat e nuset ortodokse , gatuajnë dy bukë,një në shtëpi të nunes “plakë” dhe një në shtëpi të nunes “së re”. Gjatë gatimit në shtëpi të nunes “plakë” e gjatë kryerjes së ceremonive rituale këndohet dhe kënga:
Mbetç të mirë, o nunja pjakë,
Mirë se t’xhona o krështeni,
Qera here shumë ma mirë.
Në shtëpi të nunes “plakë” bukën e Kryshes e gatuan nusja e re e familjes ose vajza e nunës . Gratë,nuset dhe vajzat shkojnë me këngë në shtëpi të nunes “së re”. Edhe atje tepsija e mbushur me miell vendoset në mes dhomës , dhe gatuhet buka me ujin “ e fjetun” .Të rejat rrethojnë nusen që gatuna. Ajo bën kryq tri herë. Vajza para martese i qet ujë miellit. Atëherë pjesëmarrëset ia fillojnë këngës.
Mirë se t’xhona, o nuna re,
Mirë se vini,krështeni,
Mirë se u xhona, o kërshteni,
Mirë se vjen o krysha bardhë,oooih!
Kryshja e bardhë,oooih!
E duket bardhë, oooih!
Duku bardhë ti kryshe,ooih…
Pasi mbarojnë me ceremonialin e bukës rituale,pjesëmarrëset(nuset) caktojnë orët e takimit në mbrëmje,kur do të mbushin duart me duaj thekre e do të “përzhavejten”(përxhiten) e do të përpiqen t’i djegin këmbët njëra tjetrës. Duke kryer këtë rit ata përmendin emrat e bashkëshortëve, që i kanë nëpër kurbete dhe qeshin.
Voj Jordani (21 janar) Dita e tretë e Kryshes. Nuk e ndeshim me emërtim tejtër këtë të kremte.
Është dita kur zgjidhet kryqi. Te nuni i fshatit kryqi qëndron tri ditë/ Ditën eVoj Jordanit, aty rreth orës 8-9 të mëngjesit, fshatarët lajmërohen nëpërmjet kambanës për tubim. Ata mblidhen në shtëpi të nunes “plak” për të prerë bukën e Kryshes. Nëse fshati ka prif, bukën e pret prifti, e të gjithë fshatarët hanë nga një kafshatë bukë dhe fasule. Kur fshati nuk ka prift, atëherë buka pritet nga ndonjë besimtarë , që e di lutjen e bukës. Arrijnë me këngë në shtëpi të nunes “së re”. Nuni i fshatit, gjatë rrugës, stërpik edhe fëmijët edhe njerëzit e tjerë me ujë të bekuar.Çdo familje ortodokse këtë ditë zien fasule pa yndyrë, ushqim tjetër në shtëpi nuk përgatitet.
Fasulet janë një element i ndeshur shpesh në ushqimet e riteve të ndryshme. Ajo ka pasur rëndësi të madhe në kultin e të vdekurve ndër të gjithë popujt indoevropianë. Pra, fasulet kanë kuptim magjik si ushqim i hyjnive. Edhe riti në lidhje me to ka kuptim pagan dhe prejardhje shumë të lashtë.[10]
Bukën rituale të kryshes, nunja e “re” e merr me vehte te kroi i fshatit. Aty bëhet edhe zgjidhja e kryqit. Po përmendim disa burime të fshatrave ku zgjidhet kryqi:për shembull në fshatin Bogdi “Te Kroi i Kryshes”,në fshatin Beliçicë “Te Kroi i Madh”,në fshatin Krokornicë”Te kro i Katundit”,në fshatin Sencë “Te Izvori i Kryshes”, në fshatin Duf “Te kroi i Derdhun. Gjatë rrugës grupi i grave këndon kurse këngën e udhëheq nunja:
Oj ti kryshe, bardha kryshe,
Ti na shton e na ndihmon,oooih!
Sa lula ka dardha,
Ajsh cuca me korpa t’bardha,
Po sa lula kishte molla,
Ajsh nuse me marhoma,ooih!
Po sa lula kishte dardha,
Ajsh trima me kfal[11] me shala,oooih!
Në disa fshatra, zgjidhjen e kryqit e kryen një besimtarë që e din lutjen e zgjidhjes së kryqit. Tubohen të gjithë fshatarët përreth burimit. Beqarët mbi moshën 18 vjeçare i nxjerrin jashtë perit, që ta gjejnë fatin e tyre së shpejti,kurse fshatarët e tjerë,pa dallim moshe dhe gjinie, nuni i lidh mbrenda penjëve. Ky rit kryhet me besimin se gjatë vitit njerëzit do të kenë fat, do të jenë të aftë për punë fizike, do të jetojnë së bashku dhe në të ardhmen do të kenë shëndet dhe pasuri. Sipas të dhënave që shënuam në terren, mësuam se peni i Kryshes këputet nga vajzat e dashuruara apo të fejuara jashtë fshatit. Me këputjen e perit besohet se së shpejti do të martoheshin. Këputja e perit e shton gazmendin e kësaj dite. Nunja e “re”, para se të hidhet kryqi në ujë udhëheq këngën,kurse pjesëmarrëset e ndjekin duke kënduar:
Oj ti kroi,kroi naltë,oooih!
Po sa trima pret me natë oooih!
Po sa nuse t’reja,oooih!
Pa bukën e kryshes, oooih!
Bashkë do ta hamë, oooih!
Po venën e ombël, oooih!
Bashkë do ta pijmë, oooih!
Po penin e kryshes, oooih!
Bashkë do ta dajmë, oooih!
Pasi këputet peni,nuni e pret bukën e Kryshes dhe i jep secilit nga një kafshatë për të ngrënë. Në dallim nga fshatrat e tjera, në fshatin Bogdi dhe Vau, na thanë se bukën, nuni e bën thërrime, e hedh përpjetë dhe prap e presin besimtarët në dorë. Thërrimet nuk duhen lënë të bien në tokë.
Në disa fshatra të tjera besohet se është keq të hidhet kryqi në ujë. Ai zgjidhet dhe vendoset ngadalë me dorë në ujë.
Kur fshatarët vërejnë kryqin në ujë këndojnë njëzërit:
Kryshja bardhë na ra nd’uej[12]
Sat Jordani na o pagzuet,
Na insani sat u shtum,oooih!
Sat Jordani na ra n’prue,
Na thej akllin e u randue,oooih!
Gospodi,gospodi,gospodi!
Në çdo 2,3 e 4 vargje përsëritet fjala “gopspodi”,kurse gjatë bisedës me ortodoksët e kësaj treve dhe në kisha e urime i luten perëndisë,duke pëshpëritur “Prendija bukur na nimoftë”,Prendija na rujtë!. Vetëm te këngët e kësaj të kremteje hasim fjalën sllave “gospodi”.Kur e shikojnë kryqin si fundoset në ujë besimtarët njëzërit ia fillojnë këngës:
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë, e me gjem t’njomë,oooih!
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë e me nuse t’reja,oooih!
Udha e mbarë, o kryshja e bardhë,
N’mat ma shumë për shumë vjet,
N’mat ma shumë e me hajvanat…oooih
Pasi bëhen ceremonitë rituale rreth kryqit në ujë, para se të shpërndahen fshatarët, çdo nikoqire shpejton të mbushë enën me ujë atje ku është hedhur kryqi. Pastaj merr pak penj,pak dru bredhi e busuleg. Me ujin e degët e busulegut stërpik fëmijët dhe kafshët shtëpiake,në mënyrë që gjatë vitit të kenë shëndet e përparim. Penin e Kryshe dhe bredhin i ruan për t’i përdorur kur fëmijët merren në “sy të keq”(ua var në krahun e djathtë). Syri i keq përveç fëmijëve prek edhe bagëtitë. Atyre, pasi pllenohen u varet për bishti peni i kryshe që mos t’i dëmtojë “syri i keq”.
Referencë nga vepra Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit,-Edibe Selimi-Osmani,botoi Shkup 1997,faq.23-28.
19.o1.2015
[1] Vërtitet-rotullohet
[2] Gospodi,sllav.-perëndi
[3] Mark Krasniqi, Nga Gurra e traditës,Prishtinë,” Zëri” 1991, faq.221.
[4] Mark Krasniqi, Aspekte mitologjike besime e bestytni (Mythological aspects Beliefs and superstitions,Prishtinë 1997, f. 201.
[5] Kfal-kuaj
[6] Nd’uej-në ujë
[7] Vërtitet-rotullohet
[8] Gospodi,sllav.-perëndi
[9] Mark Krasniqi, Nga Gurra e traditës,Prishtinë,” Zëri” 1991, faq.221.
[10] Mark Krasniqi, Aspekte mitologjike besime e bestytni (Mythological aspects Beliefs and superstitions,Prishtinë 1997, f. 201.
[11] Kfal-kuaj
[12] Nd’uej-në ujë