“Çfarë bleu, bukë të bardhë apo të zezë?” Ja si është një ditë pune e Patronazhistit (Video)

Që prej 10 prillit, kur portali Lapsi.al zbuloi skandalin me përdorimin e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga PS, patronazhisti është kthyer në një emër “familjar” për të gjithë ne.

Të gjithë e gjetëm veten tek ajo databazë, por disa prej nesh e njihnim me emër dhe fytyrë, ndërsa të tjerë as kishin dëgjuar ndonjëherë për të. Kryeministri Rama fitoren e 25 prillit ua dedikoi kryesisht atyre.

Por ajo që të gjithë nuk dimë është sesi është një ditë pune për patronazhistin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faqja e facebook “Ngop” sjell përmes sarkazmës një video që është bërë hit në rrjet sesi patronazhisti mbledh të dhënat mbi personat që ka në patronazhim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në databazën me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, ishin skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-Albania.

Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë databazë, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?