Çfarë do t’i thoshte Rama me flokë Ramës të “plakur” sot? Rama kapet ngushtë në konferencë

“Çfarë do të thoshte Edi Rama, ai kritiku i dikurshëm lidhur me gjithë ndryshimet e fundit, kriminalitetin, ndryshimet në politikë dhe ekonomi, firmosjen e ndryshimeve kushtetuese në krah të Berishës; Çfarë do ti thoshte Rama i djeshëm Ramës të sotëm që u detyrua të lëshonte gjysmën e Qeverisë si pasojë e një pakti me Lulzim Bashën?” – ishte kjo pyetja e gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj që e vuri “me shpatulla pas murit”, kreun e Qeverisë që u shfaq në limitet e delirit teksa foli për kulturë, në një kohë që policia “Rama”, nuk la artist pa dhunuar pak ditë më parë në qëndresën qytetare për të ruajtur trashëgiminë kulturore.

Dhe teksa tentoi të përgjigjej, gërmimi në kohë për të menduar mbi reagimet e Ramës së dikurshëm, e çoroditën Ramën kryeministër, i cili u detyrua të kërkonte kohë.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë, por do të jap përgjigje në fund të konferencës”- tha Rama.

Por edhe pse e tha me siguri, Rama i sotëm, i plakur dhe pa flokë nuk e harroi dhënien e kësaj përgjigjeje.

“Edi Rama me flokë nuk ka qenë asnjëherë në insttlitucionet e shtetit. Por, sigurisht do më kritikonte për shumë gjëra”, u shpreh Rama kryeministër, një orë pas kësaj pyetjeje.

 

SHKARKO APP