Çfarë duhet të fshijmë nga rrjetet sociale, në momentin që fillojmë punë?!

Mediat sociale janë një pjesë e domosdoshme e gjithsecilit prej nesh, duke përfshirë këtu Facebook dhe platforma të tjera që e bëjnë më të lehtë komunikimin, planifikimin e aktiviteteve dhe shpërndarjen e fotografive. Por jo gjithçka që vendosim të postojmë në  mediat sociale duket e mrekullueshme për rekrutuesit gjatë aplikimit për punë. Kjo vlen për të gjithë punëkërkuesit, por ndoshta më së shumti për të diplomuarit e rinj, të cilët konstatojnë se media sociale papritmas përfshin jetën e tyre personale dhe profesionale.

Postimet e aktiviteteve personale apo shoqërore, pra jo ato profesionale, i japin punëdhënësve një paraqitje të shkurtër se kush jeni ju përtej CV-së që keni dorëzuar’’ -thotë Blair Decembrele, një ekspert i karrierës në LinkedIn.

Ndonjëherë, ajo që duket si një postim i padëmshëm për studentët mund të përbëjë një dëm serioz për perspektivat e punës pas diplomimit. Për një menaxher punësimi, një festë e shfrenuar me shampanjë për të festuar fundin e provimeve përfundimtare mund të bëjë punëdhënësit të mendojnë se ju jeni një konsumues i alkoolit, dhe një tym i rastësishëm në një foto mund të sjellë idetë se ju jeni përdorues i drogës. Pothuajse një e pesta (17%) e intervistuesve amerikanë kanë eleminuar një kandidat nga konsiderata për shkak të fotove të papërshtatshme të postuara në internet.

Nisur nga këto kërkime, studiuesit sugjerojnë që fotografitë me alkool në sfond, drogë apo armë të eleminohen nga profili juaj. Gjithashtu dhe gjuha diskriminuese ose vulgare, shprehjet e opinionit rreth keqtrajtimit të ish punëdhënësve apo ekstremizmi politik.

SHKARKO APP