Çfarë është anemia dhe disa nga simptomat më të shpeshta të saj

Kevin Kapllani

Kevin Kapllani

Përgatiti: Kevin Kapllani (Student i mjekësisë në Gjermani)

Çfarë është anemia, ndryshe e njohur si pagjakësia dhe disa nga simptomat më të shpeshta të saj. Anemia është çrregullimi më i zakonshëm i gjakut. Behet fjale për një gjendje qe ndikon në zvogëlimin e masës së eritrociteve (rruazat e kuqe në gjak), e cila përcillet me zvogëlimin e përqendrimit të hemoglobinës . Hemoglobina është pjesa kryesore e qelizave të kuqe të gjakut dhe qe lidhet me oksigjenin e pranishëm. Nëse keni shumë pak qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse niveli i hemoglobines është anormal (i ulët) , qelizat në trup nuk do të kenë oksigjen të mjaftueshëm për të kryer funksionin të tyre normal.
Më poshtë do të keni disa nga simptomat më të shpeshta të anemisë (pagjakësise) që shfaqen në trupin e njeriut.
-Çrregullime të rrahjeve të zemrës.
Anemia mund të shkaktojë një rrahje të parregullt të zemrës, ne shumicën e rasteve duke rrahur shumë shpejt (Takikardia). Nëse vihet re, që pulsi i zemrës nuk është normal atëherë është koha për një kontroll te mjeku.
-Duart dhe këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta.
Nëse dikush është anemik, atëherë personi ne fjalë ka një qarkullim më të dobët te gjakut, që do të thotë duart dhe këmbët tuaja mund të ndjehen mjaft të ftohta gjatë gjithë ditës.
-Lodhje e vazhdueshme
Një nga simptomat kryesore të anemisë së mungesës së hekurit është ndjesia e te qenit i dobët (lodhje e vazhdueshme) dhe përgjumje gjate gjithë kohës. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur edhe duke mos kryer asnjë aktivitet fizik që kerkon energji, nëse keni ndjesinë se doni te flini gjatë gjithë ditës, ose nuk mund të përqendroheni nga lodhja atëherë keto mund të jenë shenjat e pagjakësisë në trupin tuaj.
Simptomat e mësipërme mund të jenë shenja dhe te sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, kancerogjene etj, ndaj sugjerohet një takim i menjehershem tek mjeku, per te caktuar diagnozen e sëmundjes ne fjalë.

SHKARKO APP