Çfarë fati, 5 vjeçari fiton Mercedesin 30 mijë euro (FOTO)

Një pesë-vjeçar fitoi një Mercedes Benz nga presidenti i vendit të tij, pasi bëri 4105 pompa. Vogëlushi muskulor çeçen, Rahim Kuriev, i quajtur “Shvarcenegeri çeçen”, fitoi një Mercedes Benz që kushton rreth 30 mijë euro nga udhëheqësi i vendit të tij, Ramzan Kadirov.

Vogëlushi është i fiksuar me ushtrimet fizike, dhe trupi i tij e tregon këtë që në këtë moshë. Ai kishte vendosur një rekord botëror duke bërë 4100 pompa por nuk u njoh si i tillë.

Për këtë arsye, udhëheqësi çeçen Kadirov tha se ai do ta kapte dhe një herë rekord. Pasi djali bëri 4105 pompa për 2 orë e 25 minuta, ai mori dhe çelësat e makinës.

SHKARKO APP