Çfarë ndodh në 2018? Dy ndryshime i ka parashikuar profetja Bullgare
Mistikja e verbër ose e njohur ndryshe si “Nostradamus nga Ballkani”, për të cilën pretendohet se ka parashikuar saktë Brexit, sulmin e kullave binjake në SHBA, rritjen e ISIS, ka parashikuar edhe çfarë pritet në 2018. Të paktën kështu shkruan tabloiti britanik “The Sun”, ku publikon parashikimet që Baba Vanga ka lënë për 2018.
Teoricienët e konspiracionit besojnë se Baba Vanga, e cila humbi shikimin në moshën 12-vjeçare, ka parashikuar shumë fatkeqësi natyrore dhe luftëra globale. Bullgarja ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, ku të thënat pres saj shkojnë deri në shekullin e 51-të, ku sipas pretendimeve, është viti ku bota merr fund.
Viti i ardhshëm ka dy ngjarje të mëdha, sipas Baba Vangës. Ajo ka parashikuar se Kina do të bëhet “super fuqi” në botë, duke rrëzuar SHBA-në dhe “një formë e re energjie” do të lindë.
Por a mund të realizohen këto parashikime në të vërtetë?
Sonda diellore “Parker”, e quajtur sipas astrofizikës diellore si “Eugene Parker”, është planifikuar të nisë në korrik të 2018. Anija robotike e NASA-s është projektuar për të hetuar koronën e jashtme të Diellit.
Misioni synon të përcaktojë strukturën dhe dinamikën e fushave magnetike në burimet e erës solare, të ndjekë rrjedhën e energjisë që nxeh plazëm rreth Diellit dhe të eksplorojë pluhurin pranë yllit, ndikimin e tij në erën solare dhe formimin e grimcave energjike.
Data e planifikuar e nisjes ishte fillimisht viti 2015, por më pas u shty. Referuar teoricienëve të konspiracionit, Baba Vanga ka parashikuar se misioni do të zbulojë një formë të re energjie
Ajo është nderuar në Rusi për parashikimet që shkojnë deri në 85%, dhe kur është fjala për të treguar të ardhmen, miliona njerëz janë të bindur se ajo zotëronte aftësi paranormale. Parashikimi i saj i dytë për 2018, është se Kina do të arrijë të bëhet një superfuqi. Kjo është gjithashtu e besueshme.
Në vitin 2015 SHBA-ja kontribuoi me 16.7% në ekonominë botërore, por kjo pritet të bjerë në 14.9 % deri në vitin 2025, sipas Forbes.
Nga ana tjetër, ekonomia e Kinës është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Në vitin 1970, vendi ishte përgjegjës me vetëm 4.1% të totalit të ekonomisë botërore. Por u rrit në 15.6% në 2015 dhe Kina vazhdon ende të rritet fuqishëm.
Burimi: The Sun/Përshtati: Redjon Shtylla