Çfarë ndodh nëse ne qeshim gjatë shpërthimit të koronavirusit dhe si ndikon tek ne?
Koronavirusi është një shpërthim shuë serioz dhe ngjitësku po kërcënon jetën e të gjithëve, por a është shumë serioze nëse qeshim në këtë lloj situate?
Në kohë të vështira, humori është veçanërisht i rëndësishëm.
Pranvera sapo edhi dhe në të gjithë kemi ngecur brenda. Disa nga ne nuk mund të punojnë, shumë të tjerë kanë ngecur brenda me familjet e tyre dhe situate financiare sa vjen dhe do jetë burimi kryesor i stresit.
Ata që punojnë në supermarkete ose shtëpi pleqsh janë të ekspozuar ndaj një rreziku veçanërisht të lartë të infeksionit. Disa po punojë nëpër shtëpi, shumë të tjerë po bëjnë rolin e mësuesit për fëmijët e tyre dhe disa njerëz janë plotësisht vetëm.
Dhe pastaj ka nga ata që janë infektuar me koronavirus. Të cilët, të mbyllur nga bota e jashtme, duhet të luftojnë jo vetëm simptomat e infeksionit, por edhe frikën. Pra, a mund të bëjmë shaka me të vërtetë për koronavirusin?
Shaka në lidhje me grumbullimin e makaronave dhe letrës higjienike mund të mos jetë gjëja e duhur për të bërë në prani të dikujt që është në gjendje paniku të shkaktuar nga koronavirusi ose i cili e konsideron shaka në thelb të papërshtatshme në situata të tilla. Humori, në këtë mënyrë, mund të jetë i pandjeshëm. Empatia është thelbësore këtu.
Por të jesh me humor nuk do të thotë se duhet të bësh shaka të keqe.
“Humori social nuk dëmton askënd”, thotë Seidler. Shembujt e humorit shoqëror janë udhëzimet e shumta që qarkullojnë në internet dhe tregojnë në një mënyrë origjinale dhe qesharake sesi të lani duart plotësisht. Oficerët e policisë spanjolle që lajmërojnë njererëzit të izolohen ndërsa ishin në detyrë përdorin gjithashtu këtë lloj humori.
Seidler thotë se të qeshni së bashku forcojnë ndjenjën e bashkësisë. “Nëse tashmë kalojmë më shumë kohë me familjen sesa do të dëshironim, duhet të qeshim së bashku sa më shumë që të jetë e mundur,” thotë ajo. Media sociale mund të shërbejë si burim frymëzimi këtu.
Kështu që herën tjetër kur e gjeni veten të qeshni me një shaka të lidhura me koronavirusin dhe të ndjeheni menjëherë të rrënuar nga pendimi, mendoni për njerëz si Viktor Frankl. Dhe mbani mend se humori në kamp mund të jetë jetik për mbijetesën tonë.