Çfarë po ndodh me “Facebook”? Bie aplikacioni më popullor, ja çfarë shkruajnë njerëzit
‘Facebook’ tashmë prej disa minutash nuk mund të përdoret nga përdoruesit e saj në të gjithë botën.
Qytetarët kanë zgjedhur të shkruajnë në twitter me hashtagun #facebookdown për të kuptuar se në gjithë botën ndodh i njëjti problem.
Duket se faqja kryesore e Facebook, newsfeed nuk rifreskohet dhe ky është problemi kryesor por epik është komenti i një përdoruesi i cili shkruan në twitter ”Ndoshta është koha të bejmë një pushim.”
Gjithashtu përdoruesit po përdorin tweeterin për të pyetur njëri- tjetrin se ky problem është në gjithë botë? Dhe duket se ky do të jetë një ‘pushim’, për të paktën 2.4 bilion përdorues, pasi kaq është numri i profileve aktive në Facebook në 1 muaj të vitit.
Facebook është rrjeti më i madh social ndërkombëtar por që përdoruesit e tij tashmë derisa të rregullohet duket se do i drejtohen rrjeteve të tjera si Instagram, Tweeter, Linkedin, SnapChat etj.