Çfarë po ndodh me Spice Girls?

Të pesë këngëtaret e Spice Girls kanë nënshkruar një kontratë me ish-menaxherin e tyre për tu ribashkuar dhe “shpresojnë” që të shkojnë në turne së shpejti.

Lajmi është konfirmuar nga një prej anëtarëve të grupit të famshëm Mel B.

Grupi konfirmoi kohët e fundit panet e tyre për të punuar së bashku në projekte të reja dhe u takuan në Londër për të diskutuar rreth rikthimit të tyre në skenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Victoria Beckham më vonë e mohoi se Spice Girls do të realizonin një turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Mel B tha për Loose Women: “Të pesta kemi nënshkruar me Simon Fuller … Është shumë emocionuese.”

Bëhet fjalë për muzikë?”-e pyeti prezantuesja Ruth Langsford.

“Do të jetë pak nga gjithçka,”-u përgjigj Mel. “Nëse do bëhej fjalë për mua do të shkonim menjëherë në turne. Ndoshta së shpejti.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?