Çfarë po ndodh në Korçë ?

Nëse një vlerë ringrihet, a duhet lejuar  zhdukja e një vlere tjetër e historik

Nga Valter Gjoni

Para disa ditësh kalova disa orë në Korçë dhe si çdo vizitor vëmendjen e përqendrova në disa godina historike dhe antike të qytetit. Mw ra nw sy një pllakë përkujtimore e vendosur në kangjellat rrethuese të një godine bri monumentit të Luftëtarit Kombëtar. Dukej qartë se ajo nuk ishte vënë nga institucionet përkatëse shqiptare, në të shkruhej :

Një qytetar që kisha bri meje, pasi e lexoj zbrazi një sërw pyetjesh … Kush është Seferis, nga mbiemri duhet tw jetw shqiptar, pse vetëm Seferi ka qenë konsull në Korcë? etj. Dhe kishte të drejtë, se në  pllakën  greke  nuk thuhej asnjë fjalë për  Giorgos Seferis, për veprën e tij etj. Ndërsa kjo pllakë e rrumbullakwt që shikoni në foto është vendosur nga Bashkia e Londrës po në nderim të Giorgos Seferis, flet shumë qartë si për atë që e ka vendosur (Bashkinë e Londrës) ashtu dhe kujt i dedikohet                                               

Pllaka e Bashkisë së Londrës kushtuar G. Seferis

George Seferis ka këtë vit 115 vjetorin e lindjes, ndërsa më datën 20 shtator mbushet plot 44 vjet nga ndarja me poetin e madh, Nobelistin e parë të poezisë moderne greke (1963), Jorgos Seferis. Vitet kalojnë, por poeti nobelist kujtohet gjithmonë në çdo vend ku shkoi dhe studioj, ku punoi si diplomat, ku krijoi vargjet e tij të mrekullueshme, ku shkroi vepra që ende mbeten gjatë në kujtesën e letërsidashesvë në vendet ku punoi dhe jetoi por edhe në mbarë botën.

Figura të tilla të letërsisë botërore nuk mund të kalojnë pa u vënë re apo pa u përkujtuar edhe nga vetë administratat e qyteteve ku ata kanë jetuar e punuar  pasi tek veprat e tyre gjejmë pathosin, dashurinë, frymëzimin edhe për vendin tonë që të shohim tek e shkuara gjithçka të mirë që ata na lanë, por edhe të njihemi me jetën dhe kushtet në të cilat jetuan dhe punuan. Gjatë njëkarriere të suksesshme diplomatike, G. Seferis mbajti edhe postin e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë  në Shqipëri me vendqëndrim në qytetin e Korçës  (1936-1938) qytet që ai e përjetësoi në kujtimet e tij dhe fotot e tij.

 

"Në strehët kërcënojnë stalagmitet e akullt. Puhiza rrëmben grimcat e dëborës dhe një vel i hollë rrotullohet, ndehet mbi portat e mbyllura, griset sokakëve e derdhet në fund të rrugës, ku pëlhura nis të mbulojë pllajën e kodrës. Të gjitha faqet e çative me vështrim nga veriu, nisin fjollat e bardha. Mori cipëzash enden e vrapojnë të veshin pamjen përballë. Vallëzimet mbi çati daravitën trishtimin, buruar nga malli për të dashurën…" ( Seferis,  Korça më 1937)

Fare pranë qendrës së Korçës së vjetër në bulevardit me emrin e sotëm” Republika” e qarkuar me rrugicat karakteristike me kalldrëm, ndodhej shtëpia( sot një gërmadhe) dykatëshe karakteristike me gurë të gdhendur dhe një ballkon të nxjerrë. godinë mbi 100 vjeçare ish Konsullata Greke njëkohësisht vendbanimi i Seferis, sot është kthyer ne rrënojë. Kjo shtëpi e rrënuar është bërë vend pelegrinazhi nga ana e grekëve, shteti grek gjeti fonde dhe e bleu këtë shtëpi rrënojë në vitin 1999, qytetarët grek vijnë dhe e vizitojnë, organizojnë veprimtari përkujtimore në oborrin e saj,  apo pasdite te fjalës artistike dhe se fundi kanë ndërmarre nismën  për ta rikonstruktuar godinën

 

Shteti grek është angazhuar për rindërtimin e shtëpisë, në foto shihet rrethimi i rrënojës dhe projekti i rikonstruksionit duke ri sjellë me dinjitet një vlerë të vetën kombëtare edhe pse ne një vend tjetër.

Mos  e ekzekutoni për se dyti Themistokli Gërmenjin

Lufta e Parë Botërore ishte në zhvillim. Shqipëria ishte bërë shesh beteje, Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë austro – hungareze e bullgare, Shqipërinë e Mesme. Në Korçë, ishin vendosur forcat ushtarake greke. Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga grekët, ishte i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike shqiptare ngritën popullin në këmbë, për t’i dalë zot vendit, veçanërisht patrioti i shquar Themistokli Gërmenji, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korcë i kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korca dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Më 10 dhjetor 1916, në qendër të qytetit të Korçës, njerëzit u mblodhën në kishën e Shën Gjergjit,

Sipas protokollit të nënshkruar më10 dhjetorit 1916 , shqiptarët dhe francezët, qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze.

Gjuha zyrtare ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “autonome”, ai shqiptar, me njëshirit të trengjyrëshit francez. Protokolli u firmos nga të dyja palët. Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin së bashku me Kolonelin francez Desconis

Marrëdhëniet e funksionarëve të këshillit administrativ shqiptar, me forcat franceze, qenë të mira dhe pozitive. Krahina “autonome” e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i forcave patriotike shqiptare. Megjithëse pati autonomi të kufizuar, krahina arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie e siguri edhe zhvillim ekonomik në Shqipërinë e Jugut. Por tashmë në prag të vitit jubilar të 100 -të vjetorit të shpalljes të krahinës autonome të Korçës , Shtëpia muze është lënë në mëshirë të fatit  dhe  pllaka që përkujtonte ditën kur patrioti i shquar Themistokli Gërmenji dhe Koloneli Francez ngriti flamurin e  Republikë Autonome nuk është më.

 

Persona të paidentifikuar, (nuk dihet prej sa kohësh), e kanë zhdukur pllakën dhe shtëpia është lënë në mjerim të plotë, kjo të bën të mendosh se ka qarqe të interesuara  që kjo banesë me vlera historike të shumëllojshme  të humbasë si vend ngjarje  historike duke marrë me vete edhe vlerat e shumta të saj dhe duke konkretizuar shuarjen e kujtesës historike mjaftë të ndjeshme që kjo godinë dhe pllaka përkujtese ka për  banorët e  qytetit. Ja disa vlera të rëndësishme  që përkujtohen nëpërmjet kësaj godine.

  1. Në këtë pllakë përkujtimore shkruhej se data 10 dhjetor 1916,që përkon me ditën kur patrioti Themistokli Germenji e shpalli nga godina e administratës vendore , Korçën, Republikë Autonome, duke e shpëtuar atë nga lakmitë që kishin trupat pushtuese për  këtë qytet.
  2. Kjo godinëkreu funksionin e selisë qendrore të Republikës Autonome të Korçës që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e lëvizjes patriotike në vendin tonë dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perëndimor.
  3. Edhe në maj të vitit 1920, kur trupat franceze nisën të largohen dhe grekët përparuan drejt Korçës  banorët ringritën menjëherë flamurin kombëtar po nga kjo godinë dhe organizuan rezistencën që çoi nënshkrimin e protokollit të Follorinës më 15 maj 1920.
  4. Bashkëveprimi i vullnetarëvenga e gjithë Shqipëria që u mblodhën në Korçë dhe dorëzimi gradual i qytetit nga francezët ( data e fundit 21 qershor 1920 ) bëri që Shqipëria e jugut të mbetej e lirë nga trupat greke. Dhe Krahina të bashkohej me qeverinë e Kongresit të Lushnjës
  5. Gjatë luftës italo-grekeqë u zhvillua edhe në territorin shqiptar, mbasi hynë grekët në Korçë, nuk e kishin harruar goditjen e 1916 dhe 1920. Grekët si fillim u treguan të matur. Por më pas në këtë godinë historike që frenoi okupimin e Korçës disa vite më parë, veç flamurit shqiptar vunë edhe flamurin grek tamam në prag të 28 nëntorit 1940. Pas ca kohësh, në  janari i ‘41-it, flamuri ynë u hoq dhe mbeti vetëm ai grek.

Kulmi arriti kur forcat pushtuese greke nëpërmjet Komandantit grek të arnizonit të qytetit, Gjenerali Theodhoraqis Dhimitros,  nga ballkoni i Bashkisë deklaroj: “ Është gëzim i madh të shohësh Korçën të “lirë”,  këtë qendër të kulturës greke të bashkohet me atdheun helenik”.

  1. Bashkia e Korçësqë instuticionalisht funksiononte në këtë godinë ka edhe një meritë tjetër me vlera patriotike. Edhe pse me forcën e armëve në të valëvitej flamuri grek , drejtuesit e arsimit dhe shumica e arsimtarëve korçar kundërshtuan zbatimin e mësimit të detyrueshëm të gjuhës greke ashtu siç kishin bërë disa kohë më parë ndaj zëvendësimit të mësimit tradicional të gjuhës franceze me atë italian.
  2. Mëkëmbësi i mbretit fashist italian Viktore Emanuel III në Shqipëri, Gjenerali  Francësko Jakomoni kujton gjatë vizitës në Korçë disa ditë pas largimit të forcave greke: “ Në Korçë bëmë homazhe tek monumenti i patriotit Themistokli Gërmenji që kishte dhënë jetën për pavarësinë e qytetit të tij dhe konsiderohej si simbol i lirisë shqiptare. E përshkova në këmbë rrugën kryesore të qytetit deri tek bashkia, aty shfrytëzova rastin për të ftuar myslimanet dhe ortodoksët që të hidhnin pas shpine  gjithçka të papëlqyeshme që mund të kishte ndodhur mes tyre në periudhën e pushtimit grek “.

Në historinë e qytetit të Korçës, “Banesa ku u ngrit Flamuri Republikës së Korçës’’ (Muzeu Historik  që nga viti 1977) vetëm 100m larg shtëpisë që duan të rikonstruktojnë greket tashmë është renuar plotësisht dhe duket  si  faqe e një libri historik të djegur ku kopertina është duke u shkërmoqur  mbas flake. Dhe ky imazh ndodh sot kur për vlerat e kësaj encikopedie të gjallë historike  ka mjaftë interes dhe referenca.

I nderuar lexues, nuk po rendis këtu përgjegjësitë e kësaj gjendje pasi menjëherë do të politizohet duke e kthyer në top futbolli por rendita gjendjen e saj i bindur se ligji përcakton përgjegjësitë dhe mënyrën e trajtimit , le të shërbej ky shkrim që si një dukuri ku ligji sundon mbi politikën që tenton të mposhtë ligjin.

SHKARKO APP