Çfarë thanë të famshmit para se të ndërronin jetë? Ja fjalët e fundit…

Fjalët e fundit të një personi mbartin ngarkesë emocionale që duket se përmbledh të gjithë esencën e jetës së një njeriu që largohet nga kjo botë. Fjalët e fundit të shumë të famshme janë mbresëlënëse ashtu si vetë jeta e tyre.

Elvis Presley

Ai ishte një muzikant dhe aktor i njohur amerikan. Ai njihet si “Mbreti i rrymës Rock&Roll” dhe u nda nga kjo jetë më 16 gusht të viti 1977 në moshën 42 vjeçare. Ai vdiq në banjën e rezidencës së tij Graceland në Memphis për shkak të një ataku . Fjalët e tij të fundit ishin: “Po shkoj në banjë për të lexuar”.

Ledger Heath

Heath Ledger ishte një aktor dhe regjisor i njohur australian. Vdekja e tij konsiderohet si mister pasi nuk dihet nëse ishte aksident apo vetëvrasje. Ai vdiq për shkak të mbidozës së barnave në janar të 2008. Sipas babait të tij, para vdekjes, aktori i madh i tha motrës së tij: “Do të jem mirë vetëm duhet të fle pak” .

Steve Jobs

Steve Jobs ishte CEO dhe bashkë-themelues i Apple, CEO i Pixar dhe anëtar i Bordit të kompanisë Ëalt Disney. Ai vdiq më 5 tetor 2011. Fjalët e tij të fundit ishin, “Oh wow. Oh wow.Oh wow”.

Paul Walker

Paul Walker ishte një aktor i famshëm amerikan. Roli i tij në Fast and Furious e bëri atë shumë të famshëm dhe vdiq në aksident me makinë më 30 nëntor 2013, në Kaliforni gjatë xhirimeve të filmit. Fjalët e tij të fundit ishin: “Do të kthehem për pesë minuta”.

“Mbreti i Pop-it”

Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009 dhe besohet se për shkak të një mbidozë të drogës. Ai merrte drogën Propofol dhe e quante atë qumësht. Fjalët e fundit që ai tha ishin “Më shumë qumësht”.

Whitney Houston

Ajo ishte një aktore amerikane, modele, këngëtare dhe producente. Ajo u gjet e vdekur në vaskë pas një goditjeje në zemër në vitin 2012. Fjalët e fundit të saj ishin: “Do të shkoj të shoh Jezusin”.

Amy Winehouse

Një këngëtare dhe kompozitore angleze. Ajo vdiq për shkak të helmimit me alkool më 23 korrik 2011. Fjalët e fundit ishin: “Nuk dua të vdes”.

John Lennon

Ishte këngëtar, kompozitor dhe muzikant anglez. Ai u qëllua në Nju Jork më 8 dhjetor 1980 dhe pak sekonda para se të ndërronte jetë ai tha: ”Më qëlluan”

Bob Marley

Një këngëtar dhe kompozitor jamaican, dhe vdiq në maj 1981 për shkak të kancerit të lëkurës pas betejës katërvjeçare me këtë sëmundje. Pak para se Bob të vdiste, ai tha, “Paraja nuk mund të blejë jetën”. /Living/

SHKARKO APP