Çfarë turpi! Të ndihesh e kërcënuar nga shteti yt!!!
Nga Klara Dervishi –
Prej vitit 1998 ne gazetari kam kaluar veshtiresi pa fund ashtu si edhe momente te bukura krenarie per ate qe kam bere me koleget .
12 vite qe vij cdo dite ne #rtvoranews me shpresen e besimin qe dicka do ndryshoj me kontributin e secilit prej nesh ne jeten e secilit.
Jam kercenuar e intimiduar nga banda te rrezikshme ne kete vend, nga Politikane nga shefa policie, jam perplasur ne ide me koleget e mi.
Kam qare dhe jam deshperuar nga deshtimet e mia..
kam sakrifikuar momentet me te bukura qe nje nene mund te kaloj me femijen e saj.
Kam shpresuar se ky vend do behej por dhe kam aplikuar njekohesisht cdo Vit per endren Amerikane (Llotarine Amerikane).
Kam guxuar te kritikoj me fakte nga te gjitha krahet e politikes.
Kam pershendetur cdo dite ne pune presidentin dhe shefin tim z. Ylli Ndroqi. S’me ka nderhyre kurre ne punen time, as ka hequr dhe as ka nxitur lajme nen ndikimin e tij. Na ka thene e do me thote : Klara vetem te verteten te themi. Nga kjo e vertete qe ai ka kerkuar cdo dite kane ardhur te maskuarit dhe te armatosurit deri ne dhembe sot ne ambientet e #rtvora dhe #rtvoranews.
Z.Ylli Ndroqi do dije te perballet me ligjin per te rrezuar pretendimet e SPAK.
Po kete turp kush do e zhduke nga memoria jone?
KURRE NUK JAM NDIER ME SHUME E KERCENUAR SESA SOT..
Shteti dhe Policia e vendit tim ka ardhur si bande e na ka rrethuar ndersa ne punojme. Cilit shtet ti kerkoj ndihme kur keta kane sekuestruar dhe burgosur fjalen e lire..
Turp e kaluar turpit…#turpturpturp