Çfarë u acaron nervat shenjave të horoskopit?

Dashi-Nuk është kaq e vështirë të acarosh shenjën më të paduruar të zodiakut, por ka disa sjellje që e irritojnë më tepër. Ngadalësia dhe mungesa e iniciativës janë gjërat që i irritojnë më së shumti.

Demi-Demi është një shenjë ambicioze, kurajoze dhe vlerësmi ndaj punës e bën të ketë veçanërisht kujdes për paratë. E irritojnë shumë vështirësitë financiare.

Binjakët-Kjo është një shenjë e mobilitetit dhe komunikimit. Flet me veten për orë e orë. Ajo që e irriton më tepër, është vetmia.

Gaforrja-Gaforret kanë të përbashkët të qenët sentimentalë, emocionalë e të ndjeshëm, kështu që i irriton shumë ftohtësia dhe zënkat në familje.

Luani-Luanëve u pëlqen të jenë nën dritat e vëmendjes, të sillen mirë me ta, kështu që të qenët të injoruar ose të kritikuar, mund t’i irritojë shumë.

Virgjëresha-Prakticiteti, racionaltieti, puna, organizimi dhe pastërtia janë disa prej mantrave të kësaj shenje të tokës. Nëse do të irritosh një virgjëreshë, mjaftojnë dy gjëra: papastërti dhe mungesë rregulli.

Peshorja-Shenja e peshores është shumë diplomatike, kështu që i shqyrton të gjitha mundësitë dhe kërkon të shohë të gjitha anët e gjërave. Por e irriton shumë presioni për të marrë vendime.

Akrepi-Shenja më misterioze e zodiakut, Akrepi, nuk i do gjërat sipërfaqësore, e për pasojë e irriton gjithçka që është sipërfaqësore.

Shigjetari-Shigjetarët e duan lirinë dhe u pëlqen të shijojnë jetën, prandaj çdo sjellje që u heq pavarësinë e natyrshme, është shumë e bezdisshme dhe irrituese për ta.

Bricjapi-Një shenjë e disiplinës dhe ambicies, personat e kësaj shenje nuk e durojnë papërgjegjshmërinë dhe njerëzit që nuk kanë ambicie për asgjë.

Ujori-Çelësi për të irrituar disk të kësaj shenje, është ta detyrosh të bëjë diçka që nuk e do, t’i imponosh rregulla që i japin bezdi.

Peshqit-Peshqit janë shumë emotivë dhe të ndjeshëm, egoizmi dhe nënvlerësimi i ndjenjave janë gjëra që i irritojnë shumë personat e kësaj shenje.

SHKARKO APP