“Charlie Chaplin” afgan dhuron buzëqeshje për të harruar tmerrin e luftës dhe vdekjes

Një buzëqeshje për të harruar tmerrin e luftës dhe vdekjes. Ky është misioni që Karim Asir, “Charlie Chaplin” afgan, ka zgjedhur për veten e tij. “Është shumë e thjeshtë,”-shprehet ai. “Unë dua ti jap njerëzve afganë një arsye për të buzëqeshur.”

Asir zbuloi Charlie Chaplin në Iran, ku familja e tij u strehua në vitin 1996, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan. Mes viteve 1996 dhe 2001, regjimi taleban ndaloi të gjitha format e muzikës dhe artit, duke shkatërruar trashëgiminë artistike në Afganistan. Ashtu si pothuajse të gjithë në vend, 25-vjeçari ishte dëshmitar i sulmeve kamikaze, shpërthimeve dhe kërcënimeve nga grupet islamike.

Por kjo nuk e bëria të që të dorëzohej nga qëllimi i tij: ta bënte popullin e tij të harronte tmerrin, duke ndjekur shembullin e shumë imituesve të tjerë të Charlie Chaplin në botë. Asir performon në rrugët e kryeqytetit, ku sulmet nga Talibanët dhe Isis ndodhin pothuajse çdo ditë. Ai gjithashtu ka marrë kërcënime sepse performancat e tij janë “anti-islamike”. Përkundër kësaj, Charlie Chaplin performon në parqe publike, jetimore, festa private dhe ngjarje të organizuara nga agjencitë ndërkombëtare të ndihmave.

Asir e di që ka ndërmarrë një hap të rrëzikshëm dhe frika për t’u sulmuar është gjithmonë e pranishme. Por, siç thotë vetë i riu: “Këto probleme nuk mund të më ndalojnë të jem Charlie Chaplin”.

SHKARKO APP