Çifti bëhet me 14 fëmijë, të gjithë janë djem

Një çift nga Kent County me 13 djem ka mirëpritur në jetë një tjetër fëmijë në familje. Jay dhe Kateri Schwandt janë bërë përsëri prindër të një djali.

Djali i dytë i 14-të lindi të mërkurën. Çifti akoma nuk i ka vënë emrin foshnjes së tyre. Pas lindjes së 13 djemve ardhja në jetë e vogëlushit ka vënë familjen Schwandt në titujt ndërkombëtarë.

Një mjek  kishte llogaritur se shanset për t’u bërë me vajzë pas lindjes së 12 fëmijëve është 0.2 %. Djali më i madh i tyre është 25 vjeç dhe më i vogli, para të porsalindurit është 2-vjeç.

SHKARKO APP