Çifti i pabesueshëm, rriten duke u ”rinuar” (FOTO)

Gjenetika është diçka e pashmangshme në formimin e trupit të njeriut ndërsa vitet kalojnë. ADN-ja e trashëguar nga prindërit ka ndikimin primar se si ne do të ndryshojmë me kalimin e viteve, nëse do të dukemi më të rinj, apo më të vjetër.

E pavarësisht se ajo ndryshon nga një njeri tek një tjetër, për një çift, tek të dy partnerët, duket se geni i bukurisë ka vepruar më të kundërt. Wendy Joseph, 29-vjeçe dhe i fejuari i saj Dan Hennessey, 30-vjeçe kanë 10 vite së bashku, por i kanë habitur të gjithë kur kanë publikuar fotot e tyre në çift të para 10 viteve duke i krahasuar me të sotmet.

Ndryshimi është i qartë, ata duket se janë më të rinj sot, se sa 10 vite më parë. Pikërisht kjo veçanti ka bërë që fotot e tyre të shndërrohen në virale në internet, duke marrë edhe jo pak komente pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?