Çifti ushtarak bëhet me binjakë pas evakuimit nga uragani Florence

Një çift ushtarak janë bërë prindër fëmijëve binjakë pasi u evakuan gjatë stuhisë Florence.

Danielle lindi dy vajza të shëndetshme në Florida vetëm disa ditë më vonë pasi uragani përfshiu Karolinën e Veriut.

Nicholas Digregorio dhe Danielle u larguan nga kampi detar Lejeune, një bazë amerikane në Jacksonville, si masë paraprake.

Ata ushëtuan 12 orë drejt Shën Agustine ndërsa gjatë rrugës luteshin për fëmijët e tyre.

“Isha nervoze gjatë gjithë udhëtimit, lutesha gjithë kohën,”-tha nëna e re.

Por gjithçka shkoi në rregull dhe ajo lindi binjaket  Scarlett dhe Sadie.

Prindërit e lumtur thanë për Fox 30 se ata ishin të ngazëllyer që do ktheheshin në shtëpi së shpejti si familje.

Florence deri tani ka shkaktuar vdekjen e 17 personave.

SHKARKO APP