Çifti ushtarak bëhet me binjakë pas evakuimit nga uragani Florence

Një çift ushtarak janë bërë prindër fëmijëve binjakë, pasi u evakuuan gjatë stuhisë Florence. Danielle lindi dy vajza të shëndetshme në Florida vetëm disa ditë më vonë pasi uragani përfshiu Karolinën e Veriut.

Nicholas Digregorio dhe Danielle u larguan nga kampi detar Lejeune, një bazë amerikane në Jacksonville, si masë paraprake. Ata udhëtuan 12 orë drejt Shën Agustine, ndërsa gjatë rrugës luteshin për fëmijët e tyre.

“Isha nervoze gjatë gjithë udhëtimit, lutesha gjithë kohën”, tha nëna e re. Por gjithçka shkoi në rregull dhe ajo lindi binjaket, Scarlett dhe Sadie. Prindërit e lumtur thanë për Fox 30 se ata ishin të ngazëllyer që do ktheheshin në shtëpi së shpejti si familje. Florence deri tani ka shkaktuar vdekjen e 17 personave.

SHKARKO APP