“Cirku Kombëtar”, në protestë për truallin ku është vënë çadra

Artistët kanë kundërsht uar lëvizjen e çadrës së Cirkut dhe kthimit të këtij trualli pronarit, duke theksuar se ky mjedis është caktuar nga Ministria e Kulturës për të qenë institucion artistik.

Megjithëse dje ka qenë afati i fundit për lirimin e çadrës së Cirkut, biznesme i që ka truallin nën pronësi, nëpërmjet një kërkese drejtuar zyrës private përmbarimore ka kërkuar shtyrje të ekzekutimi t të vendimit në një moment të dytë. Ky konflikt pronësie i ka detyruar drejtuesit dhe anëtarët e Cirkut që të protestojnë duke kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe qeveria që të gjendet një zgjidhje.

Sipas drejtorit , Ministria e Kulturës nuk ka ende një përgjigje konkrete lidhur me një ambient të ri për Cirkun Kombëtar, ndonëse ekziston një projekt që në vitin 2013.

“Është bërë një projekt në vitin 2013 në rrugën ‘Anton Ashta’ poshtë digës së Liqenit Artificial, ku janë rreth 2040 metra katrorë me hipotekë për të ngritur një ambient të ri për Cirkun Kombëtar. Duhen fonde për ta vënë në zbatim”, është shprehur Duni. Zhvendosj a e çadrës së Cirkut është kundërsht uar edhe nga kryetari i Sindikatav e të Artistëve, Reshat Ibrahimi. Ai ka deklaruar se një veprim i tillë cenon rëndë artistët dhe është detyra e qeverisë që t’i kompensoj ë truallin pronarit. “Duke e spostuar këtë çadër rrezikohet vendi i punës së artistëve. Kërkojmë nga qeveria që të kompensojë truallin pronarit”, ­ tha ai.

SHKARKO APP