Claudia Cardinale rrëfen tmerrin e përdhunimit: Por prej tij lindi Patricku im…!

Claudia Cardinale nuk ka bërë komente për skandalin Weinstein, por kur tregon për marrëdhënien e saj të rëndësishme me një tjetër producent, Franco Cristaldi, duket se perceptojmë në fjalët e saj një zhgënjim, si një pakënaqësi të largët e cila rikthehet në sipërfaqe.

“Jetoja në ato vite një moment shumë delikat të jetës sime – thotë aktorja e madhe, e cila në atë kohë sapo kishte përjetuar një fatkeqsi, përdhunimin në Tunizi, ku ajo kishte lindur. Një njeri që nuk e njihja, shumë më i vjetër se unë, më detyroi të hipja në makinë dhe më përdhunoi. Ishte e tmerrshme, por gjëja më e bukur është se nga ajo dhunë lindi Patricku im i mrekullueshëm. Në fakt, pavarësisht se ishte një situatë shumë e ndërlikuar për një nënë single, vendosa të mos abortoja. Kur ai burrë morri vesh për shtatzëninë time, u bë I gjallë, duke kërkuar që të abortoja. Jo, për asnjë moment nuk mendova të hiqja qafe krijesën time! Kam folur për këtë me prindërit e mi të mrekullueshëm dhe me motrën time Blanche dhe të gjithë së bashku kemi vendosur që fëmija im të rritet në familje, si një vëlla I vogël ».

Pastaj Claudia shpërthen në një nga ato të qeshurat e saj të zhurmshme dhe shton: “. Aspekti qesharak I kësaj historie është se unë kisha filluar të luaja në filma dhe pothuajse deri në fund askush nuk e kishte vënë re se unë isha shtatzënë” Kur erdhi koha për të lindur, për ti kursyer skandalin, Franco Cristaldi, me të cilin sapo kishte filluar një kontratë, vendosi ta çonte aktoren e re në Londër: “Prej këtej vjen emri i djalit tim Patrick: ai mori emrin e kishës ku është pagëzuar. Isha mirënjohëse ndaj producentit që më ndihmoj në atë moment të vështirë, por më pas … ».

Me Cristaldi ajo filloi një marrëdhënie “dhe ai donte që unë të mbaja sekret lindjen e foshnjës, ai as nuk donte që të jetonte me ne”. Një histori e trazuar: “Me të unë isha praktikisht një nëpunëse, një vartëse, e cila paguhej çdo muaj për katër filmat në vit që bëja, nuk mund ta thërrisja atë me emër, por nga mbiemri. Ndjehesha e zënë peng, babai dhe nëna ime ishin të zemëruar”. Të dy gjithashtu celebruan edhe një martesë, që megjithatë: “E kishte vendosur ai – thotë Claudia – dhe në sekret. Ai kishte rregulluar gjithcka pa më thënë mua asgjë. Unë e anullova sepse nuk isha e dashuruar, ndërsa ai ishte me mua. Me pak fjalë, Cristaldi ishte sigurisht një producent i madh, por në një nivel privat … më mirë të mos flasim…”.

Historia e dashurisë vërtetë e rëndësishme për Claudian është ajo e jetuar për më shumë se njëzet vjet me regjisorin Pasquale Squitieri.

«Pasquale është personi me të cilin kam ndarë gjithçka: Unë e kam zgjedhur atë, për ta bërë për vete, u bashkova me të në Nju Jork». Dhe me të pati shtatzëninë e saj të dytë, prej të cilës lindi Claudine: “Ishte Pasquale që donte ti vinim vajzës të njëjtin emër si unë, sepse unë nuk doja të martohesha, kështu që ai do te kishte gjithmonë një Claudia Squires.”

Një dashuri e madhe, por pa martesë, pse? “Kujtimi i dhunës që pësova vazhdonte të peshonte mbi mua. Për më tepër, unë kurrë nuk kam dashur të përziej jetën publike dhe private, kështu jam unë … një harrakate. Kur isha adoleshente nuk doja të bëhesha aktore, por eksploratore “.

‘E egër’, e quan veten, shumë e pëlqyer dhe e dashur nga shumë: Në mesin e të shumtëve edhe Marcello Mastroianni, i cili u cmend pas meje, teksa xhironim filmin “Il bell’Antonio.” Claudia qesh përsëri: “Dhe të mendosh se në film ai luajti një njeri që ishte aq i dashuruar me mua sa u bë impotent. Historia është vendosur në Catania dhe, gjatë xhirimeve, njerëzit e Catanias nuk e pëlqenin shumë faktin që një sicilian të paraqitej si impotent“.

SHKARKO APP