Clooney planifikon lënien e aktrimit për shkak të pleqërisë

Aktori i famshëm amerikan George Clooney ka treguar se po mendon lënien e aktrimit sepse “po plaket shumë”. Duke folur për dëshirën e tij në fokusim vetëm në regji, 54-vjeçari thotë se nuk do që shikuesit ta shohin duke u plakur.

“Mendoj se askush nuk do që ta shohë dikë të plaket”, ka thënë Clooney për BBC, transmeton koha.net. “Sa më shumë kohë që kaloni para ekranit ju arrini në një pikë ku kuptoni se ju nuk mund të qëndroni para kamerës gjatë gjithë jetës.

SHKARKO APP