Çmimet BET 2018, triumfojnë Kendrick Lamar dhe Bruno Mars, Nicky Minaj super sexy
Krijuar për të festuar kulturën afroa-merikane dhe yjet e saj, “BET Awards 2018” u mbajt në Teatrin Microsoft të Los Angeles, të dielën e 24 qershorit.
Mes të preferuarëve ishte edhe mbreti, tashmë i afirmuar i hip-hopit, Kendrick Lamar, shoqëruar nga Dj Khaled, i cili në fund të vallëzimeve çoi në shtëpi vetëm një çmim “Bashkëpunimi më i mirë”, për këngën ‘Wild Thoughts’ me Rihanën dhe Bryson Tiller.
Kendrick ndërkohë mori dy çmime: “Albumi i Vitit” dhe “Artisti më i mirë mashkull i Hip Hop”, me të cilët kryeson listën muzikore ndërkombëtare.
Fitues të tjerë ishin :Bruno Mars, i cili fitoi çmimin “Artisti më i mirë mashkull për R&B”.
Beyoncé, fituese e çmimit “Artistja më e mirë femër për R&B” dhe çmimin “Pop Artist”.
Lista pasohej nga artistë si: Cardi B, Migos dhe Drake.
Nuk munguan performancat seksi të Nicky Minaj, puthjet lesbike mes Amber Rose e Blac Chyna, si dhe loo-ku “hot” i shumë artisteve që sfiluan në tapetin e kuq.
KOHA JONË SONDAZH

