Çmimet e “Albanian Sports Ambassador”. Nga Veliaj e Luan Krasniqi te Igli Tare, fotot që nuk u panë

Tirana mblodhi në një mbrëmje Gala në Pallatin e Brigadave ambasadorët e sportit shqiptar, sportistë që kontribuan në imazhin pozitiv të Shqipërisë, përmes paraqitjes së tyre jashtë vendit.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, personalitete të botës së futbollit, njerëz me kontribute të mëdha në sport etj.

Çmimi “Albanian Sports Ambasador”, iu dorëzua ish-kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana. Në nominimin për këtë çmim ishin Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati, të tre ish-futbollistë të skuadrës kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mbrëmje i kushtoi një moment komemorativ shoqëruar edhe me një çmim special legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Djalit të Vokrri, çmimin ia dorëzoi zv.ministri i Arsimit dhe sporteve, Kostandin Shkurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që me çmimet e tjera u vlerësuan edhe boksieri Luan Krasniqi, i cili në një akt fisnik bashkëndau këtë vlerësim të publikut (në votimin online) me Haki Doku, një tjetër kandidat i nominuar. Një Çmim karriere shkoi për Igli Tare, Drejtorin Sportiv të Lacios. Nëna e futbollistit të ekipit kombëtar të futbollit Ansi Agolli, tërhoqi nga ish-trajneri i skuadrës kombëtare Gianni De Biasi, çmimin përkatës, në një kohë që u vlerësuan gjithashtu edhe portieri Tomas Strakosha, si edhe sportistët Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli.

Qëllimi i kësaj iniciative është që të frymëzojë njerëzit për të vepruar dhe për të bërë ndryshimet pozitive nëpërmjet sportit. Vlera monetare e këtyre çmimeve nuk do t’i shkojë fituesve, por do të jetë për mbështetjen e tre projekteve të miratuara nga Presidenca e “Albanian Sports Ambasador” dhe që lidhen me: Projektin për Shahun në Shkolla dhe krijimin e Akademisë së Shahut, Projektin e Fondacionit 5, për futbollin e fëmijëve, si dhe projektin “Jo për gjakmarrjen, po për jetën”, në shërbim të luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?