Çmimet Kult 2017: Artistët fitues, ja suprizat

Mbrëmjen e djeshme, në sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse, u zhvillua eventi i ndarjes së çmimeve ‘Kult’. Mbrëmja që bëri bashkë të gjitha zhanret e artit shqiptar shpalli gjithashtu artistët fitues pas dhjetëra nominimesh.

Aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, balerinë, instrumentistë dhe artistë të të gjitha llojeve u bën pjesë në eventin që realizohet për 13-të vite radhazi.

Mbrëmja gala ishte nën drejtimin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenicës. Më poshtë, janë renditur fituesit me disa prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes.

Artisti Pamor i Vitit

Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit

Ervis Nallbani

Instrumentist i Vitit

Jonian Kadisha

Interpretues lirik i Vitit

Vikena Kamenica

Kënga e Vitit

Alban Skënderaj

Aktor i Vitit

Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit

Altin Basha

SHKARKO APP