Çmimet Oskar: “Birdman”, filmi më i mirë
Komedia e zezë e regjisorit meksikan, Alejandro G. Inarritu, ”Birdman”, ka fituar katër çmime Oskar, përfshirë këtu edhe atë për filmin më të mirë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt mbrëmjen e djeshme në Los Angeles.
Inarritu gjithashtu ka fituar çmimin për regjinë më të mirë të filmit, i cili flet për një ish- aktor të shpëlarë superheronjësh dhe përpjekjet e tij për t’u rikthyer në teatrin Broadaway.
Rolin kryesor në këtë film e luan aktori veteran Michael Keaton, i cili nuk e fitoi çmimin për aktorin më të mirë.
Me të u shëprblye Eddie Redmayne, për portretizimin e fizikanit Stephen Hawking, në filmin “The Theory of Everything”.
Julianne Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë, në rolin e saj mbi një grua që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, në filmin “Still Alice”.