Çmimi Kadare: Mblidhet juria, 15 autorë në konkurrim deri tani

 

Interesimi i madh, sipas jurisë është shenjë se proza lëvrohet.Autorët që kanë dorëzuar dorëshkrime janë 15, ndër ta emra të njohur, më pak të njohur, por edhe të panjohur. Interesimi i madh, sipas jurisë është shenjë se proza lëvrohet.

Juria e Çmimit letrar “Kadare” është mbledhur ditën e djeshme për të përcaktuar njëfarë procedure të vlerësimit të librave, për të parë cilat janë prurjet dhe për të ndërtuar një skemë vlerësimi që të jetë e drejtë dhe transparente.

Sipas koordinatorit të këtij çmimi, Alfred Lela, interesimi po bëhet gjithnjë e më i madh.

“Prurjet kanë qenë të mira dhe interesi ka qenë edhe më i madh. Përditë ka tri apo katër telefonata me pyetje për kriteret e konkurrimit. Një pjesë e konsiderueshme zhgënjehen sepse presin që konkurrimi të jetë për libra të botuar ndërkohë kur dihet që kriteri kryesor është që ‘libri të jetë dorëshkrim’. Autorët që kanë dorëzuar dorëshkrime janë 15, ndër ta emra të njohur, më pak të njohur, por edhe të panjohur”, – sqaron Lela.

SHKARKO APP