“Coca Cola” eksperimenton me pije alkoolike

“Coca Cola” po planifikon të prodhojë një pije alkoolike, për të parën herë në historinë 125-vjeçare të kompanisë, me një produkt të tipit “alcopop” në Japoni.

Ajo synon të rrisë fitimet në vend, si pasojë e shijes që po zgjerohet gjithnjë e më shumë për “Chu-Hi”, një pije e gazuar me shije, e kombinuar me një pije alkoolike lokale të quajtur “shochu”. Produkti ka zakonisht 3 deri në 8 për qind alkool.

”Nuk kishim eksperimentuar më parë në kategorinë e pijeve alkoolike, por ky është një shembull sesi ne vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë e shumta”, tha Jorge Garduno, president i “Coca Cola” në Japoni. Sipas tij, ka pak gjasa që pija të shitet jashtë Japonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala “alcopop” i referohet zakonisht pijeve të ëmbla, por alkoolike, që në vitet ’90 u bënë shumë popullore pavarësisht kritikave, sipas të cilave ato inkurajonin të rinjtë për të konsumuar alkool në sasi të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?