Covid-19 dhe koha e robotëve që po vjen më shpejt se sa e mendojnë shumica
“Koha robotëve po vjen shumë shpejt” ishte tema e trajtuar në emisionin “Ju flet Moska” këtë të martë.
Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj thotë se koronavirusi i ri që ka prekur globin ka lidhje me këto robotë që do të vijnë.
Kastriot Myftaraj: Enigma më e madhe e këtij viti i cili është ende në fillimin e vetë, do të jetë kush e krijoi koronavirusin. A është natyral apo e krijoi dora e njeriut? Nëse është krijesë e dorës së njeriut atëherë si dhe kush e bëri. Por një nga gjërat që të bën përshtypje, se pavarësisht se dëmet më të mëdha po i pësojnë vendet kryesore të NATO-s në njerëz dhe në ekonomi, shpenzime shëndetësore. Ka një trajtim të butë të Kinës i cili është dhe vendi ku është virusi dhe duhet të shpjegohet. Kina në vend që të bëj këtë vepron në heshtje, i fsheh gjërat, madje nuk ka kërkuar as falje. Nëse COVID-19 është i mbushur me enigma, ai duket se ka të bëjë me një ngjarje të madhe që po vjen shpejt.
Bota është në prag të periudhës së robotëve. Robotë ka dhe sot. Një robot që bëjnë punën e shumë njerëzve, shërbime fizike, një lloj humanoidi. Ndryshe nga ata që janë sot. Brenda 10 viteve të ardhshme, me zhvillimin e teknologjisë 5G e cila është ajo çfarë duhet që të lëvizin robotët. Teknologjia 5G do bëjë të mundur lëvizjen e robotëve dhe të mjeteve të tjera si dhe të gjitha automjetet e lëvizshme, Aeroplanët, trenat, anijet. Dalja e robotëve për të kryer të gjithë punët fizike dhe të shërbimeve, puna e të kryerit me dorë do të zhduket. Kjo do sjellë një revolucion dhe një goditje të madhe në mendësinë e njeriut. Do sjelli zhdukjen e kultit të punës.