Covid-19 nuk është aq i rrezikshëm sa mendojmë
Covid-19 mund të mos jetë aq i rrezikshëm sa mendohet. Fëmijët dhe të rriturit kanë treguar qëndrueshmëri përsa i përket shërimit nga virusi.
“Fëmijët dhe të rriturit kanë përparuar jashtëzakonisht mirë në drejtim të shërimit,” tha Dr. Jeremy Faust, mjek i urgjencës në Brigham and Women’s Hospital në Boston.
“Është me rëndësi të madhe që të mos harxhojmë burime te të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm, por të përqëndrohemi te njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë, shëndeti i të cilëve ka dalë jashtë kontrollit.”
Rritja e nivelit të vdekjes shkoi në 3.4% nga 2% që u raportua fillimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mirëpo ekspertët presin që të ulet kjo normë pasi kujdesi shëndetësor është përmirësuar. Gjithsesi shkalla e vdekshmërisë ndryshon nga rajoni në rajon.
Ndihmë të specializuar mjekësore kërkojnë individët, të cilët kanë simptoma të rënduara, mirëpo specialistët nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të prekurve me koronavirus mund të jetë më i madh. Thjesht për shkak të simptomave të lehta, këta njerëz nuk kërkojnë ndihmë sepse organizmi e lufton vetë virusin.
Ekspertët thonë se Covid-19 mund të jetë ndoshta më vdekjeprurës sesa gripi sezonal, por shumë më pak vdekjeprurës se sëmundje të ngjashme si Ebola, SARS, MERS me shkallë vdekshmërie përkatësisht 50%, 10% dhe 35%.
Dr.William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Vanderbilt University School of Medicine në Nashville, tha:
“Ka një epidemi të ankthit nga koronavirusi. Mendoj që njerëzit të marrin frymë thellë dhe të planifikojnë se çfarë duhet të bëjnë në kohën kur koronavirusi është i pranishëm në komunitetin e tyre. Duhet të krijoni një distancim nga njerëzit, derisa situata të normalizohet. Nëse zbatoni rregullat bazë, s’ka asgjë për t’u shqetësuar.”
Burimi: ABC News