Covid-19, qyteti bregdetar solidarizohet me tragjedinë fqinje: Durrësi e do Italinë (Foto)
Teksa në Itali gjendja paraqitet alarmante, me 59.138 të prekur dhe 5.476 viktima nga Covid-19, qyteti i Durrësit është sensibilizuar me dhimbjen e madhe dhe momentet e vështira që po kalon shteti fqinj.
Siç mund ta shihni, në një banderolë të madhe shkruhet “Durrësi e do Italinë”, shoqëruar me një zemër, gjysma e flamurit shqiptar dhe gjysma tjetër e atij italian. Një gjest i tillë simbolik vjen fill pas varjes së flamurit italian në Kullën e Sahatit në Elbasan.