Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?
Nga Alban Daci –
SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA-të mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e vogla, e cila mbijetoi jo nga interesi konkret që kishin SHBA-të mbi vende si Shqipëria, por për shkak të filozofisë që kishin SHBA-të për të gjithë vendet e vogla që pas Luftës së I u gjetën të pambrojtura, të shtypura.
Amerikanët e themeluan shtetin e tyre mbi principet e demokracisë duke vendosur bazë absolute Lirinë, të drejtën për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të kërkuar çdo komb lumturinë, një term i ri për atë kohë, por iluministë dhe i domosdoshëm.
SHBA-të si bazë të zhvillimit shtetëror, individual dhe social vendosën demokracinë, duk imituar e përshtatur me kohën moderne modelin origjinal të demokracisë së Athinës. Çdo doktrinë e politikës se jashtme e SHBA-ve është përcaktuar mbi principin e demokracisë, respektimit të identitetit kombëtar dhe zhvillimit të lirë të aktiviteteve njerëzorë duke përfshirë edhe sipërmarrjen e lirë. Këto elementë krijuan “Ëndrrën Amerikane”, e cila përbëhej nga dy pjesë në raport me kombet e tjera: E para kishte të bënte me faktin se njerëz nga gjithë bota dëshironin të shkelnin qoftë edhe njëherë në territorin amerikan për të përjetuar drejtpërsëdrejti mrekullinë amerikane; Së dyti, shumë intelektualë të kombeve të tjera duke u frymëzuar përmes studimeve të literaturës amerikane kërkonin që ëndrrën amerikane ta aplikonin me sukses në vendet e tyre.
Shqiptarët bënin pjesë tek të dy pjesët. Shumë shqiptarë duke sfiduar vdekjen u arratisën gjatë kohës së Regjimit për të emigruar drejt SHBA-ve. Gjithashtu, disa intelektualë duke studiuar fshehurazi literaturën amerikane nuk reshtën kurrë duke u përpjekur me krijuar realitetin social amerikan në Shqipëri. Këta ishin të gjithë disidentët e Regjimit, të cilët për shkak të ideve të tyre liberale-demokratike, u shtypën, u pushkatuan, internuan.
Shqiptarët kishin një problem më të madh në lidhje me marrëdhënie politike të SHBA-ve, modelin e tyre të brendshëm politik, social dhe ekonomik. Shqiptarët edhe po të arrinin të krijonin Amerikën e tyre, ajo nuk do të ishte kurrë si SHBA-ve, sepse ishte e rrethuar nga vende që mbanin gjallë politikën shoviniste, aplikonin gjenocidin dhe kishin në fuqi sisteme politike monarkike despotike, ose model stalinist-komunist të orientuar drejt autoritarizmit absolute.
Prandaj, shqiptarët jo vetëm që nuk duhet të harronin kontributin e SHBA-ve për ekzistencën e tyre, jo vetëm duhet të vazhdonin të ëndërronin “Ëndrrën Amerikane”, por duhet sa më shpejt dhe me realizëm të rivendosnin marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-të. Sigurisht nuk ishte e lehtë të ndodhte kjo edhe pse dëshira popullore ishte e madhe. Them kështu, sepse shoqëria politike dhe ekonomike e Shqipërisë në fillim të viteve ’90 ishte vite larg vizioneve dhe principeve liberale e demokratike të SHBA-ve.
Megjithatë, për ata që janë iluminist dhe besojnë tek ndriçimi i mendjes, mjafton fryma dhe energjia për të bërë ndryshimin dhe ai ndodh. Kështu ndodhi me të vërtetë edhe me shqiptarët në fillim të viteve ’90, të cilët falë frymës dhe energjisë filluan menjëherë të përshtateshin në formën tre dimensionale me modelin liberal-demokratik të SHBA-ve.
Sigurisht shqiptarët nuk ja dolën vetëm, por patën një mbështetje të fortë nga vetë SHBA e kjo bën pjesë tek filozofia e politikës së jashtme të tyre sipas të cilës: Aty ku mungon demokracia dhe dëshiron të rilind, SHBA-të janë të pranishme.
Kështu SHBA-të jo vetëm u gjendën të pranishme në lindjen e demokracisë shqiptare, por ato e mbrojtën nga sulmet e jashtme dhe e mbështeten nga atentatet e brendshme.
SHBA-të kështu u kthyen bastion i kauzës shqiptare ne Rajon, sepse kjo e fundi ishte kauzë e drejtë e një populli që kishte pasur vetëm vuajtje për më shumë se 500 vjet. Duhet të theksojmë faktin se Politika e jashtme e Shqipërisë nuk ka qenë aq e ndershme dhe besnike ndaj SHBA-ve ashtu siç duhet të ishte në vërtetë. Por në linjat kryesore të saj nga viti ’92 deri në 23 Qershor 2013 ka qëndruar në linjën se SHBA janë partneri më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.
Mendoj se pa fitores së “Rilindjes socialiste”, për fat të keq po ndodh ajo që mund të konsiderohet “Rilindja Enveriste” , e cila ishte armike e SHBA në çdo vizion e princip. Pse po ndodh kjo? Rama me stafin e tij politik po cenon bazën e principit liberal-demokratik e për rrjedhojë po çon drejt izolimit marrëdhëniet e rëndësishme me SHBA-të.
Së pari Rama dëshmoi publikisht se ai është një udhëheqës që nuk din të menaxhoi në mënyrë demokratiket preferencat e popullit të tij. Në kuptimin politik kjo përkthehet “i pabesueshëm”. Ai nuk qe në gjendje të administronte siç duhet çështjen e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ai nuk zgjodhi rrugën dhe modelin amerikan të transparencës dhe konsultës me qytetarët, por modelin enverist që vendoste me mendjen e tij dhe pastaj me një të rënë tavolinës kthehej në aksion. Rama po gabon rëndë, sepse qytetarët po i trajton njëlloj si kur të ishte koha e Regjimit, pa harruar se shumë gjëra kanë ndodhur dhe qytetarët janë të informuar.
Së dyti, Rama me stilin e tij të heshtjes dhe të pasigurisë dëshmoi tek SHBA liderin e dyshimtë dhe jo partnerin e sigurt. Amerikanët preferojnë lider të drejtpërdrejtë që gjërat i thonë në tavolinë, i diskutojnë aty dhe nuk fshehin prapaskena.
Megjithatë, mund të themi se nuk mjaftoi vetëm çështja e armëve kimike siriane që trondit marrëdhënie me SHBA-të. Rama cënoi në bazë principet liberal-demokratike të shoqërisë që janë fort të dashura për SHBA-të.
SHBA-të nuk duan një shtet që ndërhynë në çdo gjë dhe kontrollon çdo gjë. Rama po dëshmon modelin se ndërhynë në çdo gjë dhe kërkon të kontrolloi çdo gjë. Modeli i tritolit i praktikuar nga Rama për rrëzimin e ndërtesave, sigurisht nuk është modeli amerikan i funksionimit dhe zbatimit të ligjit. Gjithashtu, fakti se Rama ka ndërhyrë dhe po vendos sistemin progresiv të taksave është një sinjal tjetër i fortë se Shqipëria po largohet nga modeli Amerikan dhe po kthehet për nga modeli sovjetik. SHBA-të e kanë dhënë sinjalin e tyre disa herë përmes dhomës së tyre tregtare që është e pranishme në Shqipëri. Është shqetësues fakti se SHBA si përfaqësia diplomatike që ndodhet në Tiranë ka më shumë se një muaj që po hesht. Në praktikën diplomatike heshtja nuk është një sinjal i mirë. Kjo është akoma edhe më e besueshme nëse e kemi fjalën për historinë e përfaqësisë diplomatike të SHBA-ve në Shqipëri e cila gjithmonë preferonte të ndërhynte publikisht për të thënë fjalën e saj. Fakti që tashmë hesht, do të thotë se SHBA-të janë të bindur se këshillat e tyre nuk dëgjohen më. Shpresoj të mos ndodh një “Rilindje Enveriste” me frymëzim totalisht antiamerikan dhe që do të filloi të doktrinoi me këtë frymë edhe popullin shqiptar, i cili në çdo qelizë është pro amerikan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve duhet të jenë të një aleance të përjetshme, të padiskutueshme e të sinqertë, sepse ka vlerat të përbashkëta si: Patriotizmin, demokracinë, bashkimin dhe vëllazërinë. Çdo lider që meriton të jetë udhëheqës i shqiptarëve nuk duhet të vendos kurrë në diskutim marrëdhëniet me SHBA-të, por duhet të tregoi vullnetin dhe dashurinë për t’i vënë në nivelet më të larta.
Integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009, mendoj se është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët në Rajon dhe për nga rëndësia mund të të konsiderohet si akti i tretë më i rëndësishëm pas Pavarësisë në 1912, pas Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008. Nëse shikojmë dhe analizojmë me kujdes këto tre gjera të arrira të Popullit shqiptar janë bërë të mundur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA. Pavarësia e Shqipërisë u shpëtua nga Presidenti Willson, anëtarësimi i në NATO u bo i mundur nga Presidenti W Bush si dhe anëtarësimi i saj në NATO. Dy faktor e kanë bërë të mundur ekzistencën e Shtetit shqiptar në betejën për të krijuar kombin-shtet:
Së pari, rezistenca dhe betejat e vazhdueshme të populli shqiptar ndër shekuj për të realizuar bashkimin kombëtar që ka kaluar përmes penës, pushkës dhe në fund jo gjithmonë me sukses përmes politikës
Së dyti, mbështetja e vazhdueshme, vendimtare dhe e pa lëkundur e SHBA-ve në momentet më të rëndësishme historike.
Faktori i pari nuk është i vështirë për tu shpjeguar, sepse çdo populli kërkon të identifikohet me shtetin dhe sovranitetin dhe kështu edhe shqiptarët nuk kishin pse të mos ëndërron dhe pse të mos kërkonin edhe ata formimin e kombit-shtet, si forma e vetme dhe më e suksese e organizimit të një populli.
Ndoshta shqiptarët duhet të shpjegojnë pse SHBA na kanë qëndruar pranë kur të gjithë i kishim kundra dhe pse kanë shpëtuar në momentet kur të gjithë e anëtarët e familjeve të shteteve-komb (shtetet që e kishin bërë të mundur këtë proces para nesh) donin të na copëtonin dhe të na zhduknin.
Atëherë SHBA-të nuk kanë pasur kurrë interesa të drejtpërdrejta me ne dhe asnjëherë nuk mund të them se na kanë mbështetur, sepse kanë pasur përfitime. Na shpëtuan për ekzistencën tonë me Presidentin Willson dhe nuk kanë ardhur një ditë të vetme në Shqipëri qoftë për të na kolonizuar apo për të përfituar nga ne. Madje, ne nuk mund jo vetëm të jemi mirënjohës, por as nuk bëmë përpjekjet tona minimale për tu afruar me SHBA-të, vazhduam të kishim marrëdhënie me fqinjët tanë që donin të na përvetësonin e më konkretisht bëmë marrëveshje të rëndësishme me Italinë që e paguam me pushtim në vitin 1939. Me mbarimin e Luftës II, edhe pse amerikanët dhe anglezët ishin të pranishëm e kontribuuan në çlirimin tonë, ne përsëri nuk pranuam të bëheshim pjesë e tyre dhe vazhduam marrëdhëniet me Jugoslavinë që kishte nën sundim thuajse gjysmën e territoreve tona dhe kërkuan të na përvetësonin me propozimin për tu bërë republikë e re e Jugosllavisë. Humbëm përsëri thuaj 50 vite kohë duke u rreshtuar me Bashkimin Sovjektik, me Kinën e me vendet të rendit të tretë botëror.
Në fillim të viteve ’90 përseri amerikanët u prezantuan dhe na ndihmuan pa pushim për të krijuar shtetin e së drejtës, rendin demokratik dhe na ndihmuan për të realizuar procesin e pa mbyllur të kombi shqiptar për shtetin-komb. Mund të themi, se në Europë, shqiptarët janë i vetmi populli që nuk e ka mbyllur në mënyrë të plotë procesin e krijimit të shtetit-komb që është kushti kryesor për të pretenduar avancimin në proceset integruese në nivel evropian dhe më gjerë. Amerikanët na futën në NATO edhe pse ushtarakisht dhe për nga modeli i demokracisë nuk e meritonin si dhe bënë të pavarur Kosovën e me këtë të fundit, përsëri ne Shqiptarët dështuam në misionin tonë për konkludimin e procesit të krijimit shtetit-komb, sepse krijuam dy shtete shqiptare në një territor shqiptar dhe kjo ka ndodhur për faktin se politik shqiptare nuk ka qenë e nuk është kurrë në lartësinë e duhur jo vetëm për të qenë aleatë të SHBA-ve, por as për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze kauzat e shqiptarëve si Komb. Amerikanët na kanë asistuar vazhdimisht në Shqipëri e Kosovë për të krijuar modelet e shtetit të së drejtës dhe mbi të gjitha me pasur një politikë sa më kombëtare e të bashkuar e përsëri kanë dështuar me ne, sepse politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri, ditën sillet si pro amerikane dhe me model amerikan e natën bëjnë pazare tipike ballkanike e me frymëzim autoritar turk e rus.
Përse na duan amerikanët dhe na mbështesin? Sepse, historia e popullit shqiptar në Ballkan dhe në Europë është një histori shumë e ngjashme me historinë amerikane, një populli i shtypur, i sulmuar, por që nuk është dorëzuar kurrë dhe gjithmonë ka aspiruar për lirinë. Pra, shqiptarët si populli (jo politika) kanë të përbashkët me popullin e SHBA dashurinë e madhe e deri në flijim për liri. Cili është dallimi mes SHBA dhe Shqipërisë? Sepse, amerikanët lirinë e futë mekanizëm të rëndësishëm shtetëror, model shteti, institucionesh dhe model social e ndërsa ne, krijuam klasë politike e cila e urren lirinë, e keqpërdor atë dhe mbi të gjitha mision kryesor ka robërimin e popullit. SHBA na kanë dhënë mbështetje pa kushtet për një shekull e gjysmë dhe jo vetëm që nuk kanë kërkuar përfitime konkrete tek ne, por as nuk janë mërzitur me ne. Madje, ata janë të bindur se shqiptarët janë një popull fantastik që meriton atë që e gëzojnë kombet e tjera për shekujsh, lirinë për të ekzistuar, por edhe për të përfunduar procesin e krijimit shtetit-komb. SHBA, nuk janë natyrë që pranojnë modele hidrike e kështu u sollën edhe me Gjermaninë derisa e bashkuan atë. Për këtë këndvështrim historik, mendoj e besoj se të njëjtën optikë kanë edhe me popullin shqiptar, por akoma nuk kanë një politikë shqiptarë partnere.
Politika shqiptare shumë herë aksionet e saj i ka justifikuar duke përdorur apo keqpërdorur partneritetin me SHBA dhe këto të fundit kanë një parim: nuk ndërhyjnë dhe nuk flasin kurrë për çështjet e brendshme të një shteti, por japin mesazhi që qartësojnë procesin e tyre. Nga fillimi i viteve ’90 deri më sot, klasa politike shqiptare dhe ajo e Kosovës, nuk ka pasur dhe nuk ka një lider të vetëm që ka studiuar në SHBA, që ka të njëjtën optikë për demokracinë apo për Shtetin e së Drejtës. Mund të përjashtohet Vjosa Osmani, e cila pikërisht pse mendon si Amerikanët është gjithmonë e sulmuar dhe nën trysni. Klasa politike shqiptare dhe ajo Kosovës ka njerëz që janë shkolluar në kohën e regjimeve komuniste, me formim komunist dhe me të kaluar komuniste. Këta politikanë nuk janë e nuk mund të konsiderohen partner të SHBA-ve, por duke qenë që identifikohen me Shtetin shqiptar kanë privilegjin të jenë në kontakte dhe ndoshta edhe në bashkëpunim me SHBA-të në mënyrë që këta të fundit të implimentojnë politikat e tyre tek shqiptarët në Rajon.
Presidenti W Bush parim kryesor të politikës së tij të jashtme pati eksportimin e demokracisë si kusht kryesor për aleancë dhe për marrëdhënie diplomatike. Nëse të gjithë analistët e huaj e kanë kundërshtuar këtë politikë duke e justifikuar me interesat e tyre gjeopolitike, shqiptarët duhet të jenë të vetmit që duhet të thonë se ishte procesi më i mirë dhe më i domosdoshëm, sepse ishte vazhdim i linjës së Willson për të shpëtuar popujt- Pavarësisht nga madhësia- nga diktatorët, regjimet autoritare dhe nga pushtime e padrejtat. Kosova u bo e pavarur falë parimit të W Bush për eksportimin e demokracisë. Presidenti Obama edhe pse ishte më soft me deklaratat e tij në politikën e jashtme, realisht as ai nuk ka hequr dorë nga kjo politikë. Me ardhjen e Presidentit Trump, politikanët autoritar duke përfshirë edhe politikanët e Ballkanit, filluan të gëzoheshin, sepse parimisht është dukur sikur është hequr dorë nga parimi i “Eksportimin të demokracisë”.
Çfarë po ndodh realisht? Gjatë mandatit të tij, Donald Trump me politikën e tij për të mbështetur demokracinë në nivel ndërkombëtar u duk sikur pësoj ndryshime, sepse në atë që njihet high policy u duk sikur Trump do të hiqte dorë nga reagimet e drejtpërdrejta dhe komunikimet publike. Në fakt falë asaj që njihet low policy, Presidenti Trump, jo vetëm nuk ka hequr dorë nga parimi i “Eksportimit të demokracisë”, por ka luajtur një rol të rëndësishëm. Pra, diplomatët e SHBA-ve në vendet e akredituara nuk kanë hequr dorë në përfshirje për proceset demokratike. SHBA-të nuk kanë hequr kurrë dorë e nuk mund të heqin dorë nga Demokracia në nivel ndërkombëtar përderisa Demokracia është bërthama e Shtetit, Institucioneve dhe vetë shoqërisë amerikane.
Kush është mesazhi i SHBA-ve që kanë dhënë në një shekull e gjysmë neve shqiptarëve? Liria nuk dhurohet, por ajo fitohet qoftë edhe duke u inflijuar për të. Sa herë jemi ngritur ne për lirinë tonë, SHBA-të na kanë qëndruar pranë. Kështu na qëndruan në 1912-14, 1990 dhe në 1998. Amerikanët e kanë bërë themeluar lirinë dhe demokracinë pasi bën luftën për pavarësisë duke larguar kolonitë, bënë luftën civile për bashkim, bën beteja civile kundër racizmit duke krijuar një shoqëruar të bashkuar.
Shqiptarët nuk duhet të presin që amerikanët të na dhurojnë demokracinë dhe të na largojnë politikanët me formim autoritar dhe antidemokratik, por këto mund të behën vetëm nëse ne si popull për të mirën tonë dhe për të ardhmen tonë kombëtare arrimë të kemi vetëdije demokratike, dashuri për lirinë deri në flijim dhe sigurisht besnikëri pa kushte me SHBA-të.