Çudit historiani, nxjerr letrën që besohet se është shkruar nga dora e Skënderbeut

Historiani Jahja Drancolli i ka habitur të gjithë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një letër të rrallë.

Ai pretendon se kjo letër është shkruar nga Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai e ka bërë të ditur këtë gjë.

Besohet se  kjo letër është shkruar 568 vite më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.

Po ashtu historiani tregon se kjo letër ndodhet në arkivin e Sienës.

Postimi i plotë:

568 vjetë më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…! Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore. Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…!Burimi: Archivio di Stato di Siena.’’

SHKARKO APP