Çun Lajçi, poezi prekëse për mikun e vrarë në Kumanovë

 

Aktori i njohur Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi prekëse mikut të ti të vrarë në luftimet e Kumanovës.

Lajçi ka bërë një poezi për Beg Rizën i cili u shpall i vrarë nga policia maqedonase.

Të vranë Beg Riza, të vranë!
Rrjedhë lumi
(Begut,shokut tim )
Mi ktheni rrugët andej
Lumin ma leni të rrjedhë
Zemrës sime pa dallgë,
Stërkalat na bënë
Gjithëherë pikë e pesë!
Ëndërrat e bardha ua le
Juve që jetuat ner lule!
Dallandyshet nëse ikin
Foletë mos ua prishni.
Pranvera vjen përseri
Ju mjaftojnë mbase dy gur
Tri dërrasa e një grusht Dhé
Të ma bëni një shtëpi!

SHKARKO APP