Dadoja ”prish” foton e familjes mbretërore

Një javë më parë, familja mbretërore realizoi një set fotografik duke na dhuruar disa foto shumë të bukura. Në fillim ata kanë pozuar me seriozitet, ashtu siç një familje mbretërore duhet të bëjë. Ose kështu na duket neve por çfarë ka ndodhur vërtetë për të arritur në shkrepjen finale: Atë seriozen?

Gjatë kohës që përgatiteshin për foton, të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura dhe në fakt nuk është Princi Charles që ka shkaktuar këta të qeshura, së bashku me nipin e tij të vogël por arsyeja është tjetër.

Dadoja e cila qëndronte në krah të fotografit i ka bërë ata të qeshin. Një burim për “US Weekly” është shprehur duke thënë se: ”Fotografi Chris Jakson arriti të kapte një moment kaq magjik, falë dados Maria, e cila po qëndronte në krah të fotografit dhe po bënte gjeste komike për të fituar vëmendjen e tyre”.

SHKARKO APP