Daily Mail pasqyron koncertin e Rita Orës në Tiranë

Gazeta britanike ‘Dailymail’ i ka kushtuar një shkrim të vecantë performancës dhe paraqitjes së Rita Orës në kryeqytetin shqiptar.

“Rita Ora, 27 vjec mahniti turmën kur u shfaq me flokë të kuqe dhe me një kostum të verdhë në Shqipëri. Këngëtarja kosovaro-britanike hoqi copën e verdhë për të nxjerrë format e përsosura për koncertin në kryeqytetin e Tiranës. Veshja e saj theksoi belin e hollë dhe këmbët, ndërsa drejtonte skenën me lëvizjet e saj të kërcimit. Ylli i “Hot Right Now” dha maksimumin e saj në skenë, ndërsa performoi disa prej hiteve të saj në turmën entuziaste”, shkruajti e përditshmja britanike.

Kujtojmë se gjatë performancës, Rita Ora tha se zgjodhi të kuqen për flokët pasi po vjen në Shqipëri dhe kjo ngjyrë simbolizon vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?