Dalin në ankand këpucët e famshme të Michael Jackson

Këpucët e famshme të Michael Jackson që përdorte për të performuar në skenë do të dalin në ankand.

Mbreti i popit i veshi këpucët për herë të parë ndërsa realizonte kërcimin e tij karakteristik gjatë performancës së parë të “Billie Jean” për “Motown 25” TV në vitin 1983.

Këpucët shënuan momentin e parë kur këngëtari performoi në skenë lëvizjen e famshme ‘moonëalk’ duke ‘rrëshqitur’ në skenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo gjë që lidhet me Michael Jackson është e jashtëzakonshme dhe të kesh diçka kaq historike si këpucët e Michael kur ai bëri lëzivjen e famshme ‘moonwalk’ është përtej speciales,”-tha Brigitte Kruse, pronarja e GWS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësimi i parë për këpucët është 10.000 dollarë.

Deri tani këpucët kanë qenë në  pronësi të koreografit dhe balerinit Lester Wilson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?