Dalin në ankand syzet e 9 presidentëve amerikanë

Një set i shkëlqyer me 9 palë syze optike, të  cilat i përkisnin presidentëve të SHBA, do të dalë në ankand në 26 prill të këtij viti.

Objektet e çmuara i përkisnin më parë presidentëve Harry S. Truman, Richard Nixon, Lyndon Johnson, Jimmy Carter, Gerald Ford, Ronald Reagan, Bill Clinton, Bush (ati) e Bush (i biri),

të gjitha të dhuruara tek doktor Spencer E. Sherman, përgjegjës i Muzeut të Oftamologjisë së San Franciscos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Syzet, të cilat do të vihen në ankand nga Nate D. Sanders Auctions, janë të gjitha të vendosur në kornizë, shoqëruar me letrat e firmosura nga të njëjtët presidentë, të cilët konfirmojnë kështu autenticitetin e këtyre syzeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?