Dalin pamjet e rënda, momenti kur ekzekutohet kryetifozi i Partizanit. Si i ikën me vrap agresorit

Janë publikuar për herë të parë pamjet e vrasjes së drejtuesit të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç, që tronditi kryeqytetin serb mbrëmjen e 1 nëntorit.

Ngjarja tragjike ndodhi në një nga rrugicat e Beogradit, ku 37-vjeçari u qëllua me gjashtë plumb, duke ndërruar jetë në vend. Në videon e publikuar nga mediet serbe duket se viktima dallon agresorin dhe nis vrapin për t’u larguar, por nuk iu shpëton dot plumbave.

Markoviç fitoi reputacion në opinionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite.

YouTube player

SHKARKO APP