Dashuri në kohë koronavirusi (FOTO)

Rusia është duke evakuar qytetarët e saj nga epiqendra e koronavirusit vrasës të Kinës, Vuhan dhe ka sjellë në një qendër izolimi të paktën 140 njerëz në qytetin siberian të Tyumen. Ata izolohen nga bota dhe njëri-tjetri derisa të shpallet të paprekur nga virusi, por qëndrojnë në kontakt në mediat sociale me njerëzit e tyre dhe me të tjerë të vendosur nën karantikë.

Në këtë mënyrë Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich kanë gjetur një lidhje të re, njëri-tjetrin. Megjithse historia ngjan me subjektin e një filmi dy 18 vjeçarët Savintseva e Parfenovich, u njohën duke pritur avionin e evakuimit në aeroportin e Vuhan. Savintseva ishte në Kinë si muzikante ndërsa Parfenovich si student.

Ata shpejt nisën të flisnin me njëri-tjetrin duke kuptuar se kishin interesa të përbashkëta në muzikë, teknologji e shkenca. “Ajo më fliste për muzikën, unë i përgjigjesha me biseda për skulpturat dhe planet për jetën. Shumë shpejt zemrat në rrihnin fort kur shikonim njëri-tjetrin”, thotë Parfenovich, duke shtuar se për doktorët nuk ishte problem lidhja e tyre.

SHKARKO APP