“Dashuri në kohën e coronavirusit” – 5 artistët “e rrugës” që nuk munguan këto ditë në Itali

Në një kohë që video nga më të ndryshmet bëhen virale për të qëndruar në shtëpi, shumë “artistë rruge” nuk kanë hezituar të bëjnë atë që më së miri dinë, edhe në këto ditë të vështira.

“Familja njerëzore”

Kush ndihet në faj? Artisti i rrugës Harrygreb ka krijuar këtë vepër në Trastevere të Romës. Një portret i një familje të mbyllur në kafaz, natyralisht me maska, me titullin “Familja njerëzore”. Për të fotografuar njerëzit, është një panda, i cili për herë të parë ndodhet jashtë hekurave dhe jo brenda tyre. “Doja të pasqyroja sikletin që po përjeton një familje në këto ditë – shtëpia është kafaz – e imagjinoni që këtu realiteti është i përmbysur, me kafshët që fotografojnë qeniet njerëzore sikurse të ishin në kopshtin zoologjik” thotë Harrygreb.

“Ri-fitorja” e Divanit

Artisti Nello Petrucci e krijoi këtë vepër në Pompeii, aty ku jeton dhe punon, në një mur afër qendrës tregtare La Cartiera, një natë midis 10 dhe 11 Marsit. E quajtur “Shtëpi e ëmbël”, vepra portretizon Simpsons, me maska përpara televizionit për të rihapur ftesën për të qëndruar në shtëpi. Njeriu që shfaqet me kapuç duke qëndruar në këmbë përpara familjes është vetë artisti Nello Petrucci.

Dashuri në kohën e COVID – 19

Nuk ka më puthje! Në një kohë që përshëndetjet duhen bërë nga larg, ndryshon edhe koncepti mbi puthjen. Të dashuruarit pasionantë nga Francesco Hayez, në “Pinocoteca di Brera”, janë bërë me maskë dhe dezinfektues, si simbol i frikës nga virusi. “Rishikimi” i pikturës së shekullit XIX u shfaq në Milano në fund të shkurtit.Vepra u krijua nga artisti i rrugës Tvboy. Titulli i thotë të gjitha: Dashuri në kohërat e COVID – 19. Sidoqoftë, vepra u vandalizuar më vonë duke hequr edhe maskat, edhe dezinfektuesit, siç shihet në pikturën e vogël më poshtë.

Xheli i Momentit

Artisti i rrugës në Brescia që e quan veten “Future” ka shfaqur veprën e tij në Brescia, kushtuar garës për xhelin e duarve. “Parandalimi juaj, përfitimi i tyre” i referohet spekulimeve mbi çmimet e dezinfektuesve dhe maskave.

Mbrojtja e Shenjtë

Sant’Agata me maskë është shfaqur në Catania, nga artisti i rrugës Misha. Sipër, mbishkrimi Catania nuk ndalet.

Sindroma Kineze

Kjo vepër është bërë në fillim të shkurtit: duket si një jetë më parë, më parë se COVID – 19 të përhapej kudo. Asokohe coronavirus ishte një problem vetëm në Kinë, ndërsa vendet e tjera shmangnin komunitetet dhe dyqanet aziatike. Artisti Laika e krijoi këtë vepër, e cila u shfaq në Principe Amedeo në Romë, si një mesazh solidariteti me komunitetin kinez në Itali. Ajo portretizon një grua kineze dhe shkruhet “Ka një epidemi të injorancës përreth.. ne duhet të mbrohemi” dhe me simbolin “Jenesuispasunvirus” – “unënukjamvirus”.

Burimi: Focus

SCAN

SHKARKO APP