Dashuria fiton edhe mbi vdekjen, i moshuari del buzë detit me foton e gruas që nuk është më

Ka disa ditë që është shfaqur përgjatë bregdetit të Gaetës, në Latina të Italisë dhe ulet gjithnjë aty, në të njëjtin vend.

Pranë vetes ka gjithnjë foton e gruas së tij, e cila nuk është më në këtë botë.

Bashkë, për orë të tëra shohin detin, atë det i cili i ka parë bashkë të lumtur dhe të dashuruar.

Kush e di për sa kohë do kenë admiruar së bashku ato valë dhe atë horizont, gjithnjë të ulur aty, gjatë lidhjes së tyre.

Por ja që, i moshuari, nga ‘rituali’ i tij nuk heq dorë. Burri në fakt, është fiksuar në një foto të publikuar në Facebook, duke u kthyer kështu në pak kohë, simbol i dashurisë që fiton edhe mbi vdekjen.

‘Ka ditë që vjen,- shkruan në postim autori i fotos, Giorgio Moffa, i cili vazhdon: “Nuk e njoh këtë njeri të mrekullueshëm, di vetëm që ajo e tij, ka qenë me siguri një dashuri e madhe.

E kam parë të qajë dhe besoj se burra të tillë nuk lindin më. Një përqafim të fortë mik i dashur. Je një njeri i madh!”

SHKARKO APP