Dashuria thyen çdo rregull, Dua Lipa kapet mat me ish të dashurin

Dua Lipa i dha zemër shumë vajzave më këngën e saj “New Rules”. Por këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se dashuria e vërtetë i thyen rregullat, ndërsa u kap “mat” me të dashurin e saj, Isaac Carew, jashtë Soho House në Londër të mërkurën. 22-vjeçarja ka rindezur romancën me ish të dashurin e saj, duke thyer çdo rregull të këngës së saj. Dua u nda nga Paul Klein, me të cilin kishte 5 muaj lidhje për t’u rikthyer me Carew.

SHKARKO APP