Dasma e pazakontë në Fier, marrin nusen me varg kamionash (Video)

Në qytetin e Fierit dasmat po bëhen gjithnjë e më të pazakonta. Shpesh është raportuar për marrjen e nuses me vinça, traktorë e kamionë.

I tillë është edhe rasti i ditës së sotme, ku vargu i kamionëve që shkonin të merrnin nusen ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në Fier.

Disa kamionë të zbukuruar për këtë ditë të shënuar të dasmës kanë përshkruar rrugën kryesore të qytetit me boritë e fuqishme.

/BalkanWeb

SHKARKO APP