Dasma, futbollisti rus festë “alla shqiptarçe” (FOTO)

Në Rusi po bën bujë rasti i sulmuesit të njohur Aleksander Kokorin, një prej lojtarëve më të spikatur të Zenitit të Shën Petersburgut, që ishte autor i disa skenave të dënueshme dhe shembull i keq për të rinjtë.

Një herë me pistoletë drejtuar fytyrës dhe në rastin tjetër duke qëlluar plumba në ajër si një kriminel i zakonshëm dhe jo kontigjent i kombëtares ruse. Martesa e fundit në të cilën mori pjesë Aleksander Kokorin doli jashtë skenarit.

“Asgjë e veçantë, thjesht një ceremoni martesore në Oseti”, tha bomberi rus Aleksander Kokorin, i cili pritet të dënohet nga skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Mancini.

https://www.instagram.com/p/Bc1ndBgF6W2/?taken-by=liferusport

SHKARKO APP