Datëlindje plot me aventurë për gjyshjen 102-vjeçare

Eva Lewis, nga Hertfordshire në Britaninë e Madhe, e ka festuar datëlindjen e 102-të me “paraglajding”, në ambient të mbyllura. Pensionistja guximtare, që ka lindur gjatë luftës së parë Botërore, veshi pajisjet e nevojshme dhe vendosi në kokë një helmetë, përpara se të hidhej në ajër në një tunel me erë.

Lewis ndjeu forcën e erërave me shpejtësi 177 km në orë dhe nuk mund të largonte buzëqeshjen nga fytyra e saj, përgjatë gjithë kohës.

Dita speciale ishte një çështje familjare, me tre gjenerata të gjakut të saj të mbledhura bashkë, i biri, Graham Lewis 75 vjeç, mbesat Dawn Lewis 47 dhe Sally Clarke 44, dhe stërnipin e tij, Felix Lewis, 9 vjeç. Vitin e kaluar, ajo zgjodhi një aeroplan akrobatik ndërsa për 100 vjetor, u takua me mbretëreshën.

SHKARKO APP